Përdoruesit e Youtube përfundojnë duke parë video me përmbajtje të rrezikshme

Të dhënat e fundit që vinë nga Pew Research Center zbulojnë se 87% e njerëzve e përdorin Youtube për të mësuar gjëra të reja.

Më shumë se gjysma e përdoruesve të moshave 18-29 vjeç e ndjekin platformën për këtë qëllim ndërsa për moshat 65 vjeç e sipër vetëm 41%.

Por përtej anës pozitive, Youtube e ka edhe një anë të errët thotë raporti.

2/3 e përdoruesve të Youtube thonë se të paktën njëherë janë hasur me video të cilat tregojnë njerëz në situata të rrezikshme. 15% e tyre i hasin vazhdimisht këto video.

Ky bëhet problem akoma edhe më i madh kur kujtojmë se platforma gradualisht po shndërrohet në një burim lajmesh për shumë vizitorë. 53% e njerëzve e përdorin për të mësuar se çfarë po ndodh nëpër botë. /PCWorld.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet