Përdorimi i medias online

Publikuar më 06. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Nga Florion Metohu

Referuar artikullit të publikuar nga prestigjozja “The Guardian” në Tetor 2017 ku ndër të tjera thuhet se: Gjatë 4 viteve të fundit ka një sërë raportimesh mbi përdorimin e rrjeteve sociale dhe hakerimet e grupeve të mbështetur nga Kremlini, për të desinformuar opinionin publik amerikan dhe gjatë vitit 2017 janë rritur tentativat e hakërimit edhe në Balkan dhe në Shqipëri.

Edhe gjatë zgjedhjeve të fundit në Gjermani ku rezultoi deciziv vota e emigrantëve turko-gjerman në emailet e votuesve një ditë para zgjedhjeve u dërguan fletë-drafte ku kritikohej ashpër politikat e Be-së, USA dhe ato të Kancelarës së hekurt gjermane dhe ngrihej në piedestal politikat repressive të Koresë së Veriut dhe ato të Kremlinit. Gjatë zgjedhjeve të 25 Qershorit pati tentativa të shumta hakërimesh nga kompjutera Domain serborus të cilët pezulluan punimet e faqes ëeb të KQZKomisionit Qëndror të Zgjedhjeve, cka ekspertët e konsiderojnë një tentativë tjetër e grupeve të interesit serbo-rus të ndikonin në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Këto tentativa për manipulimin e informacioneve të portaleve online janë të njohura në shumë vende të tjera por në Shqipëri mungesa e kontrollit të portaleve online e bën vendin tonë “mundësi të artë për hakërat rus dhe serb” për të vjedhur të dhëna personale dhe konfidenciale. Të dhënat e marra nga Facebook, Instagram, google, tëitter dokumentojnë se pas emaileve të ardhur nga Domain Turk, Dagikistan dhe disa qindra mesazhe e emaile të ardhura nga Kazani e Soci I Rusisë, qëndron dora e armatës së ushtrisë së hakërave rus që gjejnë mbështetjen e Kremlinit dhe jo vetëm.

Këto fakte dëshmojnë se kërcënimi kryesor që i kanoset sot demokracive të brishta por edhe atyre të konsoliduara janë pikërisht grupet e hakerave rus që vjedhin të dhëna të ndjeshme ndaj zyrtarëve të lartë, figurave të rëndësishme të mediave dhe me anë të shantazheve sigurojnë dhe realizojnë qëllimet e tyre. Në Shqipëri sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Facebook dhe google është rritur me 70% përqind përdorimi i rrjeteve sociale të cilat zënë rreth 40% të komunikimeve sidomos në grupmoshat që përfshin 12-46 vjeç.

Po sa të sakta janë informacionet që na vijnë nëpërmjet rrjeteve sociale apo duke hulumtuar në faqet ëeb online dhe portalet elektronike? Në Shqipëri sipas të dhënave zyrtarë të publikuara nga AKEP mbi domainët e licensuara, në Shqipëri ekzistojnë mbi 2975 portale online që publikojnë lajme, informacione nga Shqipëria dhe Rajoni. Një zë të vecantë zënë edhe lajmet e ardhura nga agjensi të ndryshme të lajmeve: si The Guardian, Sputnik, RusiaToday, Anadoly Agency, Tgcom, mediaset etj. Mungesa e një legjislacioni që të kontrollojë dhe të bëjë të mundur verifikimin e domaneve dhe publikimeve në këto rrjete sociale do të shkaktojë dhe po shkakton një masim lajmesh të pavërtetuara që publiku jo shumë i informuar shqiptar i merr si të mirëqena.

Portalet online po përdoren nga shoqatat pro ruse dhe ato serbe për të manipuluar opinionin public të lexuesve online, cka hedh dyshime mbi aktivitetin e tyre që duhet të ishin thjesht shoqata kulturore dhe miqësore. Rusia sipas të dhënave të publikuara nga The Guardian financon rreth 1 miliardë Euro për shoqatat e bashkëatdhetarëve rus ku përfshihen evenimentet kulturore, thithja e talenteve të reja shqiptare, kosovare e maqedonase; investimi në kurse të gjuhës ruse falas që kanë si qëllim rritjen e ndikimit rusoserb në vendin tonë. Sipas shkrimit të prof. Shchubert në Shqipëri aktivitetet e OJF-ve pro ruse janë të pakontrolluara dhe këto gjoja shoqata jo-fitimprurëse marrin në vit rreth 1 milion Euro fonde, ku përfshihen ndihmat nga Moska nëpërmjet programit të Bashkëatdheraëve rus kudo që ndodhen si dhe financimet direkte të përfaqësive diplomatike.

Edhe në Shqipëri ashtu si në Kanada, Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci ambasadat ruse përdorin fonde rreth 10 milion Euro në vit në formën e ndihmave për evenimente kulturore, përhapje të gjuhës si dhe përdorimin e portaleve online për përhapjen e lajmeve të fabrikuara nga agjensitë afër Moskës. Rasti më flagrant i kohëve të fundit që tronditi të gjithë botën: Ai i lojes virtuale e quajtur “Balena Blu”, që e ka origjinën e saj në Moskë, Rusi, ku kishte aktivitetin e saj që prej 7 vitesh dhe vetëm pasi shkaktoi mbi 33 viktima në botë u ndalua dhe vetëm njëri prej autorëve u arrestua. Shoqëria shqiptare sot përballet nga shumë raste lojërash-lajmesh, dokumentare që hidhen në rrjetet sociale, portale online të cilat si burim kanë agjensi lajmesh prestigjozë por jo lajm e të siguruara nga gazetarët në terren.

Mjafton të hedhësh një sy portale online në Shqipëri dhe aty gjen një mori lajmesh që Sputnik apo Russia Today dhe Anadoly Agency publikojnë cdo ditë, lajme nga e gjithë bota të cilët zënë rreth 90% të lajmeve të këtyre portaleve ndërsa lajmet nga situate ekonomiko-sociale në Shqipëri zë 10% të lajmeve. Lajmi i fundit i fabrikuar nga portalet afër Kremlinit dhe ambasadës ruse në Tiranë ishte ai i botuar në lidhje me përqindjen e shteasve shqiptarë që flasin gjuhën ruse ku thuhet se: Në Shqipëri ka mbi 30.000 persona që flasin rrjedhshëm gjuhën ruse” dhe duhet që të zyrtarizohet përdorimi i saj në shkollat shqiptare dhe se OJF ruse në Shqipëri e mbështesin këtë projekct.

Sipas MASH- nuk ekziston asnjë shifër zyrtare për shtetasit shqiptar që flasin gjuhët slave apo ruse dhe se me ligjin e minorancave në Shqipëri vetëm 9 komuniteteve mund tu njihet përdorimi I gjuhës mëmë në shkolla, ku nuk përfshihet gjuha ruse. Nga studiuesit e Universitetit të Milanos prof.Galluccio thekson faktin se portalet online përdoren fuqimisht nga grupe interesi të mbështetur nga diplomacia e Kremlinit të cilat përdorin fonde të errëta për financimin e këtyre portaleve dhe në vecanti administratorëve të tyre. Në Shqipëri ka shumë portale online që përvec lajmeve të marra “copie past” nga Sputnik, Russia-Today dhe Anadoly Agency, nuk bëjnë gjë tjetër por thjesht pasqyrojmë lajme të fabrikuara dhe informacione jo reale ashtu sic ua dërgojnë këto agjensi lajmesh.

Gazetaria e mirëfilltë është shndërruar në një copie past dhe një zgjatje e dorës së diplomacisë apo mediave të fuqishme në botë e rajon. Sipas Prof.Galluccio i cili thekson se kostot për mbajtjen e një portal variojnë nga 1000 Euro në 100.000 Euro ndërsa transmetimi i lajmeve nga gazetarë që punojnë në terren kapin shifrat edhe më të mëdha.

Portalet online në Shqipëri vazhdojnë të publikojnë lajme, publicitete, njoftime, histori, opinione burimi i të cilave apo vërtetësia e tyre nuk dihet dhe lexuesi online e ka të vështirë ti kontrollojë por i merr si të mirëqena. Librat e shkruar dhe gazetat duket sikur e kanë humbur për momentin betejën me portalet online por shpresojmë që në vitet e ardhshme lavdia e librave dhe gazetave të shkruara ti bëjnë ballë portaleve me lajme false, të fabrikuara që kanë të vetmin qëllim disinformimin e publikut dhe jo për informimin në kohë reale të tij.