×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Përdhunuan dhe hodhën të gjallë në rezervuar 52-vjeçaren, burg përjetë autorit, dënohen edhe bashkëpunëtorët

Përdhunimi dhe më pas hedhja në rezervuar e trupit të Drita Saliaj, në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ka çuar gjykatën në konkluzionin e shpalljes fajtor dhe dënimin e tre personave të arrestuar për këtë ngjarje. Gjykata e Fierit ka vendosur burg përjetë për Ervis Zotajn, për ngjarjen e ndodhur në vitin 2020. Ndërsa ka dënuar me nga 17 vite dhe 14 vite burgim dy personat e përfshirë në vrasje, Sindi Shehaj dhe Luis Saliaj.

Përpara se ta hidhnin të gjallë në rezervuar, me duar të lidhura pas, autorët e kishin përdhunuar 52-vjeçaren që u gjet e pajetë në rezervuarin e fshatit Gjerbës të Mallakastrës. Detajet e krimit ishin zbuluar nga Prokuroria në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit, Ervis Zotaj 27 vjeç, Sindi Shehaj 16 vjeç dhe nipi i viktimës, Luis Saliaj 16 vjeç. Ka qene vetë Luis Saliaj ai që ka rrëfyer të gjithë dinamikën e ngjarjes së ndodhur mes 4 dhe 5 Janarit. Ai ka shkuar në polici bashkë me nënën e tij, Mimoza Saliajn dhe ka treguar krimin. Në datën 4 Janar, ai, Sindi Shehaj dhe Ervis Zotaj shkuan të merrnin hashash tek shtëpia e Drita Saliajt. Kanë hyrë brenda, kanë pirë kafe dhe i kanë kërkuar që një pako hashash ta blinin me 50 Euro, ndërsa Drita u ka thënë ta marrin me 200 Euro. Dy të miturit dhe Zotaj nuk kanë qenë dakord. 27-vjeçari Zotaj e ka dhunuar gruan dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Me një shall në gojë dhe me duart e lidhura pas me litar, e kanë çuar në makinë për ta hedhur në rezervuar. Ka qenë ora 03:00 e mëngjesit të datës 5 Janar kur e kanë hedhur të gjallë në ujë. Polumbarët e gjetën trupin e pajetë më 7 janar. Ajo kishte veshur një bluzë me ngjyrë të kuqe, në pjesën e belit kishte një pulovër me ngjyrë bojëqielli, ndërsa ne pjesën e poshtme ka qenë e zhveshur. Pantallonat dhe të brendshmet kanë qenë të ulura deri tek kërcinjtë e këmbëve. 27-vjeçari i mohoi akuzat në gjykatë, ndërsa dy të miturit dhanë versione të ngjashme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncohet pedofili italian, veprime të turpshme para të miturës në banjon publike

Denoncohet pedofili italian, veprime të turpshme para të miturës në banjon publike

Publikuar më 28.06.2022
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emisionin...

Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emisionin Fiks Fare. Këtë herë bëhet fjalë për një shtetas italian i vendosur prej një viti në vendin tonë. Shtetasi italian i quajtur Donato Ascoli prezantohet tek të miturat 13-vjeçare si një person që do i mbajë me para nëse ato kryejnë marrëdhënie seksuale me të. […]

Lexo më shumë

Sulmi me raketa në qendrën tregtare në Ukrainë shkakton 13 viktima, NATO përgatit 300 mijë trupa

Sulmi me raketa në qendrën tregtare në Ukrainë shkakton 13 viktima, NATO përgatit 300 mijë trupa

Publikuar më 28.06.2022
13 të vdekur, gati 60 të plagosur e 50 të zhdukur: sa vjen e...

13 të vdekur, gati 60 të plagosur e 50 të zhdukur: sa vjen e rëndohet bilanci i sulmit me raketa në një qendër tregtare të qytetit qendror të Ukrainës, Kremenchuk, e cila në ato momente ka qenë e mbushur me njerëz. Sulmi u dënua menjëherë nga presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë […]

Lexo më shumë

Tragjedi në SHBA, 46 refugjatë gjenden të pajetë brenda një kamioni të braktisur

Tragjedi në SHBA, 46 refugjatë gjenden të pajetë brenda një kamioni të braktisur

Publikuar më 28.06.2022
Të paktën 46 persona, që dyshohet se janë emigrantë të palig...

Të paktën 46 persona, që dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio, Teksas, SHBA,  mbrëmjen e së hënës, 27 qershor. Një zyrtar zjarrfikës tha se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar gjithashtu në spital. San Antonio, i cili është 250 km (150 milje) […]

Lexo më shumë

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

Publikuar më 27.06.2022
Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me m...

Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me makinë. Klaudia Xhaferaj është nëna që humbi jetën bashkë me të birin mesditën e sotme në Berat. Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Lexo më shumë

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Publikuar më 27.06.2022
Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina ...

Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lum. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. […]

Lexo më shumë

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

Publikuar më 27.06.2022
Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambro...

Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura, duke i lënë ato të ngrodhin. Pamjet e siguruara nga “Shekulli” tregojnë të ashtuquajturin vendstrehim të qenve të rrugës në periferi të qytetit. Dhjetra prej tyre, të lidhur me zinxhirë, mbahen në diell pa ushqim, derisa të japin shpirt. E njëjta pamje ishte mëse një vit […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Publikuar më 27.06.2022
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku nj...

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përfunduar në lumë.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, ndërsa brenda automjetit në momentin e aksidentit ndodhej një grua së bashku me fëmijën e saj të mitur 6 vjeç, të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njoftimi […]

Lexo më shumë

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Publikuar më 27.06.2022
Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e buj...

Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e bujshme, ku pesë të dyshuar kanë masakruar një 42-vjeçar grek në një lokal në Athinë. Arrestimet janë kryer sot në mëngjes, ku në pranga ka rënë një grek dhe një i huaj 24-vjeçar. 42-vjeçari u dhunua për vdekje të dielën nga pesë persona, që sipas raportimeve ishin […]

Lexo më shumë