×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Përbindësha dhe vampirë në parlamentet e Kosovës e të Shqipërisë!

Enver Bytyçi

Doni ta dini se sa humane dhe idealiste është një parti politike, sidomos në qeverisje? Shihni sa kriminelë kandidon ajo si përfaqësues të saj në parlament ose në krye të pushtetit lokal, apo sa prej tyre i angazhon në administratën publike! Një institut kërkimesh në Prishtinë njoftoi sot se në listën e kandidatëve për deputetë për parlamentin e Kosovës që do të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit gjenden jo pak persona të implikuar dhe akuzuar për vepra kriminale të natyrave të ndryshme. Rekordin e kandidimeve e mbajnë PDK-ja, AAK, Nisma, por edhe AKR-ja e Behgjet Pacollit. Lidhja Demokratike kishte nominuar një kandidat problematik në listën e saj, e megjithatë ajo reflektoi menjëherë, duke premtuar rishikimin e kësaj kandidature. Por LDK dhe VV u paraqitën me listat më të mira për deputetë.

Në Shqipëri është bërë normë modeli i sjelljes në pushtet të njerëzve që kanë probleme me ligjin dhe drejtësinë. Ky virus i kandidimit të vampirëve dhe përbindashave politikë në legjislativin e Shqipërisë duket se ka prek edhe spektrin politik të Kosovës. Ligji i dekriminalizimit, i sponsorizuar nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, zbuloi faktin se në parlamentin shqiptar ishin ulur 19 deputetë të inkriminuar, shumica dërmuese e të cilëve i përkisnin Rilindjes së Edi Ramës ose aleatëve të tij. Të paktën 25 përqind e numrit të përgjithshëm të deputetëve të Rilindjes u detyruan të lënë mandatet nën akuzën e veprimtarisë së tyre kriminale në kohë të ndryshme të jetës së tyre. Sa e sa kryebashkiakë rilindas u listuan si njerëz të botës së krimit, ende nuk dihet, sepse procesi vazhdon.

Dhe fatkeqësisht e njëjta gjë po shfaqet në Kosovë. Kush janë këta politikanë nga bota e krimit, të cilët duan imunitetin e deputetit apo kryetarit të komunës ose bashkisë? Në Kosovë janë ndarë në dy kategori: Politikanë që janë implikuar në krimin e vrasjes dhe që gjenden në listat e gjykatave ndërkombëtaret për këtë lloj krimi, gjenden gjithashtu në listat e deputetëve të ardhshëm. Këtu nuk përjashtohet as Vetëvendosja. Këta politikanë, të akuzuar për vrasjen e së paku 200 kundërshtarëve politikë, kryesisht përkrahës të Ibrahim Rugovës, duan të na shfaqen në sallën e parlamentit si ‘të besuarit dhe zgjedhurit’ e sovranit. Kategoria tjetër e kandidatëve të inkriminuar vjen nga radhët e të akuzuarve për korrupsion dhe afera të tjera gjatë periudhës së qeverisjes. PDK largoi Adem Grabovcin, të cilit nuk ia dha mundësinë ta prekë karriken e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Por ky akt ishte thjesht një marrëveshje xhentëlmenësh midis Grabovcit dhe Kadri Veselit e Hashim Thaçit. Qëllimi: Të krijohet përshtypja e rreme se PDK do ta luftojë korrupsionin.

Por PDK nuk është pjellë e Grabovcit, përkundrazi, Grabovci është pjellë e PDK-së dhe ish-liderit të saj, Hashim Thaçit! Vetëm nëse PDK ia heq Thaçit karriken e presidentit dhe e dënon hapur e publikisht për krimet që ai ka bërë e ka nxit kundër Kosovës e qytetarëve të saj, vetëm nëse PDK deklarohet zyrtarisht kundër praktikave korruptive e nepotiste të themeluesit të saj, vetëm atëherë mund ta rigjenerojë pjesërisht imazhin e saj. Partitë politike sidomos ajo e Rilindjes në Tiranë, oseajo e Thaçit dhe Veselit me emrin PDK në Prishtinë duket se janë ngjizur me krimin dhe kriminelët. Si të tilla, këto lloj partish politike, kur vijnë në pushtet ushqejnë arrogancën, korrupsionin, bashkëpunimin me krimin dhe bandat e krimit dhe krijojnë kushtet ligjore e extra-ligjore që pasuritë kombëtare t’i përdorin për interesat vetjake, të partisë ose oligarkëve financiarë në shërbim të tyre. Kësisoj qeverisja në raste të tilla shndërrohet në një qeverisje anti-humane, anti-njerëzore, dhe anti-kombëtare.

Në vend të vizionit dhe ideve për qeverisje në të mirë të qytetarëve dhe të vendit, qeverisja krijon një model sundimi gati mizor. Sipas këtij modeli ajo dhunon të drejtat e pakicave të margjinalizuara dhe favorizon sundimtarët politikë e financiarë. Shteti e largon shoqërinë nga modeli i konkurrencës dhe iniciativa së lirë, sepse mungojnë shanset e barabarta. Punëdhënësi merr modelin e shtetit arrogant dhe dhunon të drejtat e punëmarrësve. Krerët e institucioneve, përfshirë dhe institucionet akademike, dhunojnë në mënyrë flagrante të drejtat e punonjësve dhe stafeve akademike. Shoqëria shndërrohet gradualisht në një shoqëri në depresion dhe humbet çdo ndjesi humane.

Dhe në fund të ditës fillojmë e debatojmë pse ndodhin vrasjet, pse ndodh dhuna në familje, pse diskriminohen vajzat dhe gratë, pse nuk ka kujdes për njerëzit me aftësi ndryshe, pse rrënohen bizneset e ndershme, pse në universitete merren si punëdhënës analfabetë e jo studiues dhe profesorë të mirëfilltë, pse… pse?! Të gjitha këto ndodhin se parlamentin e sundojnë kriminelët, se vendin e sundojnë të pashpirtët, se postet i marrin të korruptuarit! Eshtë momenti që Kosova dhe Shqipëria këtyre vampirëve e përbindëshave t’u tregojë vendin, fillimisht me votë, më pas duke bërë drejtësi!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Cili Covid-19 po i vret vërtet shqiptarët?

Cili Covid-19 po i vret vërtet shqiptarët?

Publikuar më 13.08.2020
Nga Flutura Açka Kisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i...

Nga Flutura Açka Kisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i hidhja këto shënime, por disa humbje të rëndësishme të ditëve të fundit, më shtynë t’i shkruaj. Prej disa javësh në Shqipëri, edhe pse e ekspozuar shumë për shkak të disa lëvizjeve rrotull, jam përpjekur të zbatoj në ekstrem të gjithë protokollin që kërkon mbrojtja […]

Lexo më shumë

Në lexim kritik i libriti “Nëna Terezë: Shenjtorja dhe kombi i saj”

Në lexim kritik i libriti “Nëna Terezë: Shenjtorja dhe kombi i saj”

Publikuar më 12.08.2020
Miku dhe bashkatdhetari im studiues Gëzim Alpion, i cili lig...

Miku dhe bashkatdhetari im studiues Gëzim Alpion, i cili ligjëron në Universitetin e Birmingham-it, i ka përkushtuar një copë të madhe të karrierës së tij akademike hetimit, ndriçimit dhe shkolitjes së personalitetit jashtëzakonisht kompleks të Gonxhe Agnes Bojaxhiut. Bota e njeh atë më mirë si Nëna Terezë. Unë e konsideroj këtë përkushtim të Alpionit një […]

Lexo më shumë

Nuk do të pranohen pazare me Greqinë për detin

Nuk do të pranohen pazare me Greqinë për detin

Publikuar më 11.08.2020
Koço Kokëdhima Bashkohem me shqetësimin e Këshillit të Ambas...

Koço Kokëdhima Bashkohem me shqetësimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë për presionet e Greqisë ndaj Shqipërisë për rifillimin e negociatave për një Marrëveshje mbi Detin, mbi përcaktimin e Zonës  Ekskluzive Ekonomike, pasi mbylljes së marrëveshjeve me Italinë e me Egjiptin dhe bisedimeve me Izraelin, Qipron, Libinë, etj. Është shqetësuese mungesa e informacionit nga ana e […]

Lexo më shumë

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Publikuar më 07.08.2020
Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusi...

Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusit po bëhet dramatike. Vetëm dje kishim 6 viktima dhe 139 të prekur. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga vjen fluksi më i madh i turistëve kanë shifra rekord, parkatësisht me 15 pacientë të vdekur e 213 raste të reja dhe 6 vdekje dhe 88 raste të […]

Lexo më shumë

Moratorium për tenderat grabitës

Moratorium për tenderat grabitës

Publikuar më 07.08.2020
Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i ...

Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i EUROSTAT se ekonomia shqiptare ka humbur rreth 400 milionë euro që në tremujorin e parë të këtij viti si pasojë e tërmetit dhe e pandemisë duhet të jetë alarm për Ministrinë e Financave. Vendi është më i godituri në rajon dhe Europë dhe rikthimi në […]

Lexo më shumë

Brenga e një emigranti!

Brenga e një emigranti!

Publikuar më 05.08.2020
Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen tim...

Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.) E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj dicka dhe mënyra më e mirë për të të bindur […]

Lexo më shumë

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Publikuar më 05.08.2020
Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ...

Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’ Tenderi për blerjen e 2000 lojërave “Mos u nxeh” organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në varësi të ministrit të shtetit për Diasporën, nuk është lojë “novative” apo një program plotësues i mësimdhënies për fëmijët, siç u munduan ta justifikojnë drejtuesit e saj. Është […]

Lexo më shumë

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Publikuar më 30.07.2020
Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kusht...

Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me 106 votat gjoja për listat e hapura që do jenë sërish të kryetarëve dhe ndalimin e koalicioneve paragjedhore. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u bë copash me amendimet e viteve 2007, 2008, 2012, 2015, 2016 dhe ndryshimin e sotëm, si […]

Lexo më shumë