×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Për një drejtësi pa vonesa”

Tropoje konferencaNjë vit më parë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë mori nismën për zbatimin e projektit “Për një drejtësi pa vonesa”.

Në harkun kohor të 12 muajve, kjo gjykatë ka ulur ndjeshëm vonesat e proceseve gjyqësore falë punës së trupës gjyqësore dhe stafit administrativ, si dhe bashkëpunimit me institucionet vendore.

Për të kuptuar më shumë ecurinë e çështjeve gjyqësore përpara zbatimit të projektit “Për një drejtësi pa vonesa”, në qershor 2015, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë u krye studimi i disa dosjeve gjyqësore për të cilat ishte dhënë një vendim gjatë vitit 2014. Qëllimi i studimit ishte mbledhja e një sërë treguesish mbi proceset gjyqësore në këtë gjykatë, për të evidentuar kohëzgjatjen e proceseve dhe eficiencën e seancave gjyqësore përpara zbatimit të projektit, si dhe arsyet e shtyrjes së këtyre seancave. Këto të dhëna u përdorën si pikë referimi për evidentimin e rezultateve përfundimtare në Tropojë. Nga studimi i kryer rezultoi se përqindja e përgjithshme e seancave joproduktive në Tropojë ishte e lartë. Për çështjet civile ajo ishte 40 për qind, shifër e krahasueshme me atë të paraqitur në raportin “Drejt drejtësisë”.

Për të prezantuar rezultatet e kësaj nisme, sot në Bajram Curri, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, USAID-it, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë zhvilloi një takim të nivelit të lartë. Përveç drejtuesve të administratës publike, atyre vendore dhe punonjësve të gjykatës dhe prokurorisë, ishin të pranishëm kryetari Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig, drejtori i USAID-it, Markus Xhonson dhe prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Pas fjalës së hapjes të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Artan Hajredinaj, folën përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtare në Shqipëri, të cilët vunë theksin në rrugëzgjidhjet për të ulur vonesat e panevojshme dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

Ndërsa prokurori i Përgjithshëm Llalla tha se projekti në fjalë shërbeu si një mënyrë efikase për të rritur shpejtësinë e gjykimit. Ky projekt, sipas tij, duket se e ka realizuar më së miri qëllimin e tij në ato gjykata ku po zbatohet. “Në bazë të këtij projekti, gjykatat zhvillojnë gjykim të pandërprerë, kurse prokurorët dorëzojnë në gjykim listën e provave dhe dëshmitarëve në një kohë sa më të shpejtë. Praktikisht gjithë ky angazhim ka ndikuar që proceset gjyqësore në Tropojë, Krujë, Pukë dhe Korçë, në përgjithësi të përfundojnë brenda afateve optimale. Projekti ‘Drejtësia pa vonesa’ po na ndërgjegjëson dita-ditës se zgjidhjet i kemi shumë pranë dhe janë të thjeshta”, theksoi Llalla.

/Gjon Neçaj/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

ISHP tregon rastet kur nuk duhet të bëhet vaksina anti-COVID

ISHP tregon rastet kur nuk duhet të bëhet vaksina anti-COVID

Publikuar më 12.04.2021
Shefja e sektorit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Sh...

Shefja e sektorit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silvia Bino ka shpjeguar rastet kur qytetarët nuk duhet të marrin vaksinën edhe nëse janë telefonuar nga mjeku i familjes për të shkuar në qendrat e vaksinimit. Këto janë rastet kur nuk duhet të merret vaksina: -Nëse keni në shtëpi një familjar të infektuar […]

Lexo më shumë

Bilanci i 24 orëve/ Ulet ndjeshëm numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë

Bilanci i 24 orëve/ Ulet ndjeshëm numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë

Publikuar më 11.04.2021
Në 24 orët e fundit 7 persona kanë humbur jetën nga COVID-19...

Në 24 orët e fundit 7 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe janë regjistruar 238 raste të reja në vendin tonë. Autoritet shëndetësore njoftojnë se 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 – 72 vjeç, nuk arritën të […]

Lexo më shumë

Kush janë qytetet me numrin më të lartë të papunësisë në vend

Kush janë qytetet me numrin më të lartë të papunësisë në vend

Publikuar më 06.04.2021
Shkodra, Lezha dhe Vlora panë rritjen më të madhe të normës ...

Shkodra, Lezha dhe Vlora panë rritjen më të madhe të normës së papunësisë në vitin 2020, në raport me qarqet e tjera të vendit. Varësia nga shërbimet dhe turizmi, të cilat ishin më të ndikuara nga pandemia Covid -19, i ka goditur më shumë qytetet bregdetare. Sipas të dhënave të INSTAT, normën më të lartë […]

Lexo më shumë

Nis vaksinimi i uniformave blu në “Air Albania” (Video)

Nis vaksinimi i uniformave blu në “Air Albania” (Video)

Publikuar më 03.04.2021
Kjo e premte ka nisur me vaksinimi i uniformave blu në stadi...

Kjo e premte ka nisur me vaksinimi i uniformave blu në stadiumin “Air Albania” . Ka qënë kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manistirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka inspektuar procesin e vaksinimit. Policia ka 1180 punonjës për t’u vaksinuar, ndërsa Garda e Republikës 1300 efektivë. Paralelisht […]

Lexo më shumë

Hendeku gjinor, Shqipëria renditet e 25-a në botë, më mirë me fuqizimin politik

Hendeku gjinor, Shqipëria renditet e 25-a në botë, më mirë me fuqizimin politik

Publikuar më 01.04.2021
Shqipëria renditet në vendin e 25 në botë nga 156 shtete, në...

Shqipëria renditet në vendin e 25 në botë nga 156 shtete, në Indeksin e hendekut Gjinor të vitit 2021, të publikuar nga Forumi Ekonomik Global, duke hyrë ndër vendet ku diferenca mes femrave dhe meshkujve është më e ulët dhe shumë më lart se shtetet e rajonit. Hendeku gjinor në Shqipëri është më i ulët […]

Lexo më shumë

Vazhdon vaksinim masiv, Manastirliu: Në prill vijnë 20 mijë doza nga Pfizer

Vazhdon vaksinim masiv, Manastirliu: Në prill vijnë 20 mijë doza nga Pfizer

Publikuar më 31.03.2021
Ministrja Ogerta Manastirliu nga Sheshi “Skëndërbej’’, ku va...

Ministrja Ogerta Manastirliu nga Sheshi “Skëndërbej’’, ku vazhdon vaksinimi masiv, deklaroi se gjatë muajit prill pritet të vijnë 20 mijë doza nga Pfizer Më tej sqaroi se java e parë do të nisë me 7 mijë për të vijuar më pas dhe me dozat e tjera. Ndër të tjera ajo ka theksuar se procesi po […]

Lexo më shumë

Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, mbetet shqetësues numri i viktimave

Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, mbetet shqetësues numri i viktimave

Publikuar më 27.03.2021
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 qytetarë nga COVID-...

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 qytetarë nga COVID-19 dhe janë regjistruar 425 raste të reja. Autoritetet njoftojnë se 4 qytetarë nga Tirana,  2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 64- 83 vjeç, […]

Lexo më shumë

Ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit, shtohen rastet e reja me COVID-19 në Shqipëri

Ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit, shtohen rastet e reja me COVID-19 në Shqipëri

Publikuar më 20.03.2021
Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore raportuan për ...

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore raportuan për 11 humbje jete dhe 519 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Peqini, 1 […]

Lexo më shumë