Për herë të parë në vendin ku lindi Demokracia, një femër për Presidente

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka propozuar për postin e Presidentit të Republikës së Greqisë një femër. Bëhet fjalë për Ekaterini Sakellaropoulou.

Duket se me këtë zgjedhje, kryeministri grek po kërkon të lerë gjurmë në histori, pasi nëse do të marrë postin, ajo do të jetë e para femër presidente.

Propozimi i kryeministrit vjen dy muaj para përfundimit të mandatit të presidentit Prokopis Pavlopoulos.

Mitsotakis u shpreh se, “Termi qytetar është i gjinisë mashkullore, por demokracia, Greqia dhe progresi janë gjini femërore. Dhe ky fakt na fton të bëjmë një hap të madh. Vlerësoj se është momenti që vendi ynë të ketë në postin më të lartë një greke të denjë”.

Ekaterini Sakellaropoulou aktualisht mban detyrën e Presidentes së Këshillit të Shtetit, gjykatës më të lartë në Greqi.

Procedura e zgjedhjes së presidentit grek kalon nga parlamenti, ngjashëm me procedurën e zgjedhjes së presidentit në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet