×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Për ata që duan të krijojnë kultin e diskursit të Edi Ramës!

Prof. As. Dr. Enver Bytyçi

Në debate televizive ose në komente, analiza dhe opinione takojmë thuajse çdo ditë nga ata “mendjendritur”, të cilët përpiqen të ngjizin në opinionin publik idenë se “Në diskursin, ballafaqimin dhe debatin me të tjerët Edi Rama është i papërsëritshëm”! Dhe në këtë ndërmarrje propagandistike kjo kategori e servilëve të pushtetit deri diku ia ka arritur të bëhet e suksesshme. Jo pak kritikë të Ramës e pranojnë se në këtë lloj sfide kryeministri është i pakonkurrueshëm!

Po cila është e vërteta? Në karrierën e tij politike si kryetar i Bashkisë së Tiranës e si kryeministër, veçmas në dy vitet e fundit, Edi Rama ka përdorur në diskutime e debate të njëjtën teknikë komunikimi. Edhe kur është shfaqur në auditore e salla pompoze për dialog, edhe në ekranet televizive ai më së shumti ka bërë monolog. Kur është nisur të trajtojë probleme serioze e kapitale për vendin, ka përdorur si mjet komunikimi batutat, maksimumi metaforat, pa i shkuar në thelb çështjes dhe pa mundur të dëshmojë zgjidhjet ose të japë mesazhet e duhura! Ndërkohë jemi dëshmitarë të faktit se në përdorimin e këtyre teknikave komunikuese ai ka ngjizur negativitet e pesimizëm te dëgjuesit. Kulti i të paprekshmit në debat arriti kulmin e vet në sallën e parlamentit, ku ai vuri në shënjestër të batutave fyese, përçudnuese dhe poshtëruese kolegët e vet opozitarë. Derisa mori si përgjigje nxirjen me bojë të fytyrës së tij prej kryeministri.

Ishin studentët ata që thyen mitin Rama të komunikimit. Përballë batutave të studentëve kryeministri shqiptar i shpërfaq dhe u asgjësua si “mit” në komunikimin publik . Kryeministri ynë tashmë në diskursin e tij komunikues nuk ka më asnjë objekt dhe objektiv konkret, për të shfaq refleksione ose për të dhënë mesazhe, përkundrazi manifeston thjesht fyerje, sharje, shpifje, denigrime, poshtërime të njerëzve që ai ka përballë tij. Shtrohet çeshtja: A do ta bënte ai këtë lloj debati me kritikët e tij, nëse nuk do të kishte pushtet?! Vështirë të thuhet se po, nëse kemi parasysh gjithashtu karakterin e tij deri diku prej frikacaku.

Por le t’i përmbahemi disa rregullave teknike të debatit. Sidomos në debate, por edhe dialog shprehen dy pozicione të kundërta lidhur me objektin e diskutimit. Ato zhvillohen për ngjarje të ndryshme, ose për ide, alternativa, projekte, ku palët mbrojnë fort pozicionet e tyre. Teknikat e debatit janë dy llojesh: Ato që sulmojnë kundërshtarin dhe teknikat mbrojtëse. Ky lloj debati në politikë zhvillohet në shou televiziv ose në parlament. Por në të dy rastet duhet të mbisundojë strategjia e argumentit. Në vend të retorikës së tipit “Ju jeni për t’ju qarë hallin…”, kjo teknikë shprehet me argumentin kundër kritikës. Si rregull pjesëmarrësit në debat ose në dialog shprehen të gatshëm të respektojnë barazinë dhe integritetin e njëri-tjetrit. Japin fakte, të dhëna dhe ngrenë hipoteza të formës krahasuese, me qëllim ballafaqimin në dialog ose në debat. Ndërkaq dialogu ose debati janë të paplotësuar pa pjesëmarrjen në të krahas personazheve kryesore edhe të ekspertëve ndihmës, të cilët sjellin fakte, të dhënë e argumente të mjaftueshme në bisedë. Në debatet dhe dialogun e kryeministrit Rama nuk gjen në asnjë rast forma të tilla shprehjeje dhe organizimi. Në vend të tyre ai përpiqet t’I ikë debatit me kundërshtarin, gjë që do të thotë se i ikën argumentit, të vërtetës dhe fakteve që atë e komprementojnë.

Ndërkohë një lideri politik në pushtet ose jo i kërkohet që në diskutimin e tij e në paraqitjet e veta të jetë jetë i strukturuar, të përdor një sistem shprehjeje në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve që ai qeveris. Kjo do të thotë, sipas Karl Buehler, se lideri politik duhet të jetë konkret, duhet t’i drejtohet një grupi të caktuar, duhet të paraqesë informacion të bollshëm, të ndërtojë një gjuhë funksionale e të kuptueshme, të kontaktojë poetikisht me dëgjuesit, të japë një mesazh dhe të bëjë një apel të caktuar. Edi Rama këto metoda thjesht nuk dëshiron t’i përdorë, sepse mungesa e rezultateve, skandalet e shumta dhe dështimet e njëpasnjëshme ia pamundësojnë përdorimin e modelit modern të komunikimit.

Ndërsa sipas Heiko Ernst, terapia e komunikimit përpiqet të analizojë problemet, të cilat i shqetësojnë njerëzit. Kjo u jep mundësi qytetarëve që të kuptojnë zgjidhjet që duhet të vijnë. Edi Rama të vetmen gjë që eviton në dialog dhe debat janë shqetësimet e qytetarëve shqiptarë. Për të “Shqipëria nën qeverisjen e tij ka vetëm suksese, asnjë dështim e asnjë shqetësim”, pavarësisht se dhjetëra mijë qytetarë të saj si zgjidhje të krizës kanë emigrimin! Për kryeministrin i vetmi shqetësim është opozita, por jo edhe arroganca e qeverisë, korrupsioni, bashkëpunimi i segmenteve të shtetit e ministrave të qeverisë me krimin e organizuar dhe grupet e trafikantëve. Mohimi është paradigma kryesore e kryeministrit shqiptar. Dhe për t’i veshur një tis gri aksionit të tij mohues e propagandistik ai përdor batutën ose metaforën si përgjigje për kritikët e tij.

Përfundimisht në mesin e dy kategorive, pohimit të sëmundjes dhe marrjen e masave për shërimin e saj, nga njëra anë dhe mohimit të sëmundjes që bart qeverisja nga ana tjetër, Edi Rama nga dita e parë e punës së tij në politikë e në vazhdim ka zgjedhur këtë të dytën, pra mohimin e gjithçkaje që kritikët adresojnë ndaj tij. Për pasojë ai është bërë paranojak, i paparashikueshëm dhe aspak sfidues në dialog dhe në debate me kritikët e tij. Kulti i epërsisë së tij në dialog e debat është thjesht pjesë e propagandës, për t’ia paraqit publikut si një “udhëheqës unikal”, njëjtë siç kishte prodhuar propaganda komuniste “udhëheqësin e vetëm në botë” të diktatorit shqiptar!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Cili Covid-19 po i vret vërtet shqiptarët?

Cili Covid-19 po i vret vërtet shqiptarët?

Publikuar më 13.08.2020
Nga Flutura Açka Kisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i...

Nga Flutura Açka Kisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i hidhja këto shënime, por disa humbje të rëndësishme të ditëve të fundit, më shtynë t’i shkruaj. Prej disa javësh në Shqipëri, edhe pse e ekspozuar shumë për shkak të disa lëvizjeve rrotull, jam përpjekur të zbatoj në ekstrem të gjithë protokollin që kërkon mbrojtja […]

Lexo më shumë

Në lexim kritik i libriti “Nëna Terezë: Shenjtorja dhe kombi i saj”

Në lexim kritik i libriti “Nëna Terezë: Shenjtorja dhe kombi i saj”

Publikuar më 12.08.2020
Miku dhe bashkatdhetari im studiues Gëzim Alpion, i cili lig...

Miku dhe bashkatdhetari im studiues Gëzim Alpion, i cili ligjëron në Universitetin e Birmingham-it, i ka përkushtuar një copë të madhe të karrierës së tij akademike hetimit, ndriçimit dhe shkolitjes së personalitetit jashtëzakonisht kompleks të Gonxhe Agnes Bojaxhiut. Bota e njeh atë më mirë si Nëna Terezë. Unë e konsideroj këtë përkushtim të Alpionit një […]

Lexo më shumë

Nuk do të pranohen pazare me Greqinë për detin

Nuk do të pranohen pazare me Greqinë për detin

Publikuar më 11.08.2020
Koço Kokëdhima Bashkohem me shqetësimin e Këshillit të Ambas...

Koço Kokëdhima Bashkohem me shqetësimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë për presionet e Greqisë ndaj Shqipërisë për rifillimin e negociatave për një Marrëveshje mbi Detin, mbi përcaktimin e Zonës  Ekskluzive Ekonomike, pasi mbylljes së marrëveshjeve me Italinë e me Egjiptin dhe bisedimeve me Izraelin, Qipron, Libinë, etj. Është shqetësuese mungesa e informacionit nga ana e […]

Lexo më shumë

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Publikuar më 07.08.2020
Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusi...

Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusit po bëhet dramatike. Vetëm dje kishim 6 viktima dhe 139 të prekur. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga vjen fluksi më i madh i turistëve kanë shifra rekord, parkatësisht me 15 pacientë të vdekur e 213 raste të reja dhe 6 vdekje dhe 88 raste të […]

Lexo më shumë

Moratorium për tenderat grabitës

Moratorium për tenderat grabitës

Publikuar më 07.08.2020
Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i ...

Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i EUROSTAT se ekonomia shqiptare ka humbur rreth 400 milionë euro që në tremujorin e parë të këtij viti si pasojë e tërmetit dhe e pandemisë duhet të jetë alarm për Ministrinë e Financave. Vendi është më i godituri në rajon dhe Europë dhe rikthimi në […]

Lexo më shumë

Brenga e një emigranti!

Brenga e një emigranti!

Publikuar më 05.08.2020
Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen tim...

Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.) E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj dicka dhe mënyra më e mirë për të të bindur […]

Lexo më shumë

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Publikuar më 05.08.2020
Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ...

Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’ Tenderi për blerjen e 2000 lojërave “Mos u nxeh” organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në varësi të ministrit të shtetit për Diasporën, nuk është lojë “novative” apo një program plotësues i mësimdhënies për fëmijët, siç u munduan ta justifikojnë drejtuesit e saj. Është […]

Lexo më shumë

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Publikuar më 30.07.2020
Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kusht...

Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me 106 votat gjoja për listat e hapura që do jenë sërish të kryetarëve dhe ndalimin e koalicioneve paragjedhore. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u bë copash me amendimet e viteve 2007, 2008, 2012, 2015, 2016 dhe ndryshimin e sotëm, si […]

Lexo më shumë