×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Për ata që besojnë se janë të pavdekshëm”, mjeku publikon pamjet e mushkërive të 28-vjeçarit me koronavirus

Mbarë bota po lufton me koronavirusin e ri dhe qeveritë e shteteve po ju bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të qëndrojnë të izoluar dhe të shmangin jetën sociale.

Por shumë prej tyre duket se nuk po I marrin seriozisht thirrjet dhe rregullat e vendosura, madje po thyejnë edhe fasha-oraret.

Ndërsa mosbindja civile është parë më së shumti te moshat e treta, por edhe të rinjt.

Për të sensibilizuar popullatën, një mjek spanjoll ka vendosur të bëjë publike foton e mushkërive të një 28-vjeçari të infektuar me koronavirus.

Përmes një postimi në “Twitter”, mjeku shpjegon se si infeksioni mbulon mushkëritë në javën e dytë.

“Për ata që besojnë se janë të pavdekshëm dhe vazhdojnë të dalin në park pa i kushtuar vëmendje urdhrit për të qëndruar në shtëpi, këto janë rrezet x të një djali 28-vjeçar të intubuar në ICU në spitalin tim për #coronavirus. Këshillë: mushkëritë janë të zeza, e bardha është pneumoni”-shkruan mjeku në “Twitter”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *