
Teksa udhëtimet turistike në vende të ndryshme të botës janë tepër të vështira për shkak të masave të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit, portali i njohur BestLife ka publikuar 13 destinacione mahnitëse që mund të vizitohen nga turistët amerikanë gjatë këtij sezoni.
Surpriza është Shqipëria në vendin e parë. Rekomandimi kryesor i këtij portali janë plazhet shqiptare, malet, sitet e shumta arkeologjike dhe klima e jashtëzakonshme mesdhetare.
Amerikanët që kërkojnë të vizitojnë Shqipërinë nuk kanë nevojë të shqetësohen për hyrjen me një test negativ COVID, por mbajtja e maskës është e detyrueshme në hapësirat publike në të gjithë vendin. Përveç kësaj, Shqipëria është pothuajse tërësisht e hapur për biznes, shkruan portali “BestLife”
E dyta pas Shqipërisë renditet Bjellorusia, ndërsa nga vendet e rajonit, në listë bën pjesë Maqedonia e Veriut ku po ashtu nuk janë të nevojshme të faktohen rezultatet negative të testit të COVID-19ës, siç ndodh në Serbi e Mal të Zi, që përfshihen po ashtu në listë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply