Peqin/ Procedohet punonjësi i gjendjes civile, lëshoi certifikatë pa autorizim

Procedohet penalisht punonjësi i gjendjes civile në qytetin e Peqinit. Duke iu referuar njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale Q.B., ka lëshuar një certifikatë pa autorizimin e personit që i përkiste, ndërsa më vonë, ky dokument është përdorur nga një person për nxjerrjen e pasaportës dhe kartës së identitetit.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, u procedua penalisht për veprat penale “Falsifikim i akteve të gjendjes civile” dhe “Shpërdorimi i  detyrës”, shtetasi:

Q.B., 48 vjeç,  banues në Peqin,  pasi dyshohet se ky shtetas  me detyrë punonjës i gjendjes civile Peqin, ka lëshuar një certifikatë, pa autorizimin e personit që i përkiste e cila është përdorur me vonë nga një person tjetër për nxjerrjen e pasaportës  dhe kartës së identitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet