Pensionisti e pyet se ku do gjej paratë për pensionet, ja përgjigjja e Bashës

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Lulzim Basha ka nisur ditën e sotme me takime në qytetin e Përmetit, duke përshëndetur dhe bashkëbiseduar me qytetarë.

Ndërkohë dy të moshuar i kanë thënë kreut të Partisë Demokratike se e pëlqejnë projektin e tij por e kanë pyetur se ku do t’i gjejë paratë.

Nga ana tjetër, kreu i opozitës, është shprehur se paratë janë dhe ato nuk do të çohen dëm për palma, pllaka, e fasada.

Gjithashtu Basha ka deklaruar se plani i tij ekonomik parashikon një sërë masash, të cilat do të ndezin motorin e ekonomisë dhe do ta vënë atë në punë.

/D.T/