PD zbulon pamjet: Si u “rrëmbyen” gjatë natës protestuesit kuksianë (VIDEO)

Janë zbuluar sot nga Partia Demokratike pamjet e arrestimit gjatë orëve të natës të qytetarëve të Kukësit që protestuan për tarifën në Rrugën e Kombit.

Ka qenë deputeti Edi Paloka që ka bërë publike videon, duke shtuar se qytetarët janë rrëmbyer gjatë natës, dhe janë falsifikuar fletë-arrestet.

“Sot kemi disa prova që tregojnë se qytetarët e Kukësit janë rrëmbyer në kundërshtim me ligjin enë mes të natës. asnjë shtet nuk mund ta bëj këtë rrëmbim, por dhe prokuroria ka falsifikuar flet arrestet”, tha Paloka.

Mbi pamjet ka reaguar edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili i ka quajtur arrestimet një krim shtetëror në bashkëpunim mes policisë dhe Prokurorisë.

Postimi i plotë

Pamjet që vërtetojnë rrëmbimin e qytetarëve kuksianë në mes të natës dëshmojnë se arrestimet e tyre janë bërë në mënyrë të paligjshme, dhe më pas policia dhe prokuroria kanë fallsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentat zyrtare.

Ky është një krim shtetëror i kryer me ftohtësi kriminale dhe në bashkëpunim kriminal mes policisë dhe prokurorisë!

Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës. Misioni i këtyre institucioneve të kapura nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por lufta kundër çdokujt që rrezikon apo kundërshton regjimin e Edi Ramës.

Krimi shtetëror i rrëmbimit dhe burgosjes së paligjshme të qytetarëve të pafajshëm kuksianë duhet të ndëshkohet.

Kjo është thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësisë ndaj kuksianëve kurajozë që mbahen si kriminelë në burg, ndërkohë që kriminelët e vërtetë janë të lirë.

Ne jemi me kuksianët. Ne jemi me popullin. Ky regjim kriminal duhet të ndalet dhe se bashku duhet të rivendosim demokracinë, drejtësinë dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet