PD takon ekspertët e Komisionit të Venecias: Të drejtën e pronës s’e merr dot Rama

 

Çështja e pronave ka bërë bashkë në një takim ish-deputetët e PD-së me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.

Pas takimit, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi dhanë një prononcim për mediat, ku folën mbi çështjen në fjalë.

“Sapo përfunduam një takim me Komisionin e Venecias, të cilët kanë ardhur për të bërë një analizë për pronat në Shqipëri. Ne patëm mundësi të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me pronat që nga viti 2013. Diskutuam gjerësisht dekretin e presidentit për kadastrën. Shpalosëm çdo gjë që ka ndodhur me pronën private dhe atë publike. Çështja e pronave është vënë në fokus si një ndër kriteret që duhen respektuar për çeljen e negociatave. Të drejtën e pronës nuk e merr askush, as Edi Rama”tha Tabaku.

Ndërsa Bylykbashi theksoi se përfaqësuesve të Komisionit të Venecias iu “shpjegua mekanizmi djallëzor që ka futur Edi Rama” për të marrë pronën e shqiptarëve.

“Procesi që bllokoi kthimin e pronave ka një qëllim të vetëm: të marrë pronën dhe t’ia japë oligarkëve për të zhvilluar interesat e tyre të biznesit sikur të jetë interes publik. Bllokimi i Gjykatës Kushtetuese dhe sistemit të drejtësisë është i qëllimshëm në kuadër të këtij mekanizmi, që pronarët mos të kenë ku të ankohen. Ligjet do të zhbëhen kur të kthehet PD në pushtet”, tha Bylykbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet