PD kundër ligjit Rama-Fusha: Projekt për pastrimin e parave të drogës

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka përsëritur edhe një herë sot qëndrimin e selisë blu kundër çdo ligji që synon shembjen e Teatrit Kombëtar.

Vokshi thekson se PD është kundër çdo që përvetëson pronën publike, duke shtuar se ligji Rama-Fusha është projekt për pastrimin e parave të drogës.

“Legjislacioni aktual i ka shumë të qarta procedurat që duhen ndjekur. Rama nuk ka nevojë për një ligj special dhe këtë e vërtetoi edhe përgjigja e BE. PD denoncon talljen që po bën Rama për hapjen e kësaj gare. Ligji Rama – Fusha është projekt për pastrimin e parave të drogës, dhe përfitimin e 250 milion eurove. Ky ligj është antikushtetues dhe bëhet vetëm për interesat korruptive të Ramës. PD ka qenë në krah të artistëve dhe qytetarëve.I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që të mbrojmë me çdo kusht Teatrin Kombëtar dhe vlerat kulturore të kryeqytetit”, tha Vokshi.

Deputetja demokrate bëri thirrje për miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet