PD krijon nesër koalicionin opozitar, ja çfarë pritet

Partia Demokratike pritet që të firmosë nesër rreth orës 09:00 të mëngjesit marrëveshjen e koalicionit opozitar.

Disa nga partitë nënshkruese janë: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.

Në themel të marrëveshjes së koalicionit të ri do të jetë pikërisht kërkesa për krijimin e një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër.

Kjo marrëveshje duhet të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Mbledhja vjen në një kohë kur ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi, së bashku me një grup të larguarish nga partia po krijojnë  partinë  “Bindja Demokratike” që do të garojë në zgjedhje.

Deri më tani mes emrave të konfirmuar në partinë e re janë Astrit Patozi, Leonard Olli, Fabian Topollaj,  dhe Ardian Kollozi. Nuk dihet nëse forcës së re politike do t’i bashkohen edhe deputetë që nuk iu bindën Lulzim Bashës për të djegur mandatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet