PD: Komision hetimor për Tahirin, të verifikohet si u pengua arrestimi i tij

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike pritet të miratojë në mbledhjen e mesditës kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor, që do të verifikojë ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë, dhe efektet e ndërhyrjeve të këtyre dy pushteteve tek hetimi i Saimir Tahirit.
Komisioni hetimor “Tahiri” do të ketë si objekt disa çështje, por tre më kryesoret janë:
Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit.
Veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidimin e prokurorisë për të hetuar Tahirin në mënyrë të pavarur.
Ligjshmëria e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish ministrin e brendshëm.

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet