PD kërkon dorëheqjen e Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit, ja arsyeja

Partia Demokratike ka kërkuar ditën e sotme dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Kërkesa është bërë nga kreu i grupit parlamentar Edmond Spaho, në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, e para pas seancës së 18 dhjetorit ku u zgjodh kryeprokurorja e Përkohshme.
Sipas tij, më 18 Dhjetor u krye puç kushtetues, i urdhëruar nga Edi Rama, por i zbatuar nga Ruçi.
“Kryeprokurori duhej te zgjidhej me 3/5, i propozuar nga KLP dhe me veting. U emërua me 69 vota, nga PS dhe pa veting”, ka thënë kreu i grupit parlamentar të PD-së.
“Qëllimi i emërimit antikushtetues i Kryeprokurorit për të mbrojtur Saimir Tahirin nga akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës, Vangjush Dakon nga përgjimet e shërbimeve të huaja për blerjen e votës nga kriminelet në këmbim të tenderave, Qazim Sejdinin për lidhjet me krimin e organizuat, pastrimin e parave dhe blerjen e zgjedhjeve”, ka thënë Spaho në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit.

Të tjera

Lavdi sportit!

Nga Enver Robelli Në çdo Kampionat Botëror të futbollit është mirë të lexohet libri “Lavdërimi i sportit” i profesorit Hans…

Abissnet