PD, akuza të forta Manastriliut: QSUT, kosh plehrash për ilaçet e skaduara

PD lëshoi të tjera akuza në drejtim të ministres së Shëndetësisë Manastirliu, si përgjegjëse për lejimin e depozitimit të ilaçeve të skaduara në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Përmes një deklarate për media ish-deputeti Partisë Demokratike Bardh Spahia shprehet: “Skandali i 93% të ilaçeve të skaduara në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, është vetëm maja e ajsbergut e kalbëzimit nga korrupsioni i sistemit shëndetësor në vend. Ogerta Manastirliu e ka thelluar edhe më tej skandalin. Drejtoreshën e Farmacisë së QSUT-së, Narvina Sinani, person direkt përgjegjës për skadimin e ilaçeve, e ka emëruar Drejtoreshë të Agjencisë së Barnave, e cila përgjigjet për sigurinë e ilaçeve në të gjithë vendin.

Çfarë sigurie mund të kenë ilaçet kur tek e njëjta Agjenci, personi përgjegjës për kontrollin e farmacive është emëruar një stomatologe, e palicensuar për të kryer detyrën e garantimit të popullatës për sigurinë e barnave?! Sot çdo shqiptar dëshmon se shumica e ilaçeve nuk kanë asnjë efekt dhe se ata i blejnë sa të munden në vendet e sigurta të Bashkimit Europian apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Spahia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet