Pazaret e drogës/ I prenë kokën për borxhin 20 mijë euro, Gjykata jep dënimet për autorët

Përfundon në Gjykatën e Korfuzit gjyqi për vrasjen me prerje koke të Bledar Terpollarit në 9 maj 2016 në Gliki të Igumenicës. Gjykata dënoi me burgim të përjetshëm (me të drejte lirie pas 20 vitesh) plus 5 vjet të tjera burg shtetasit Emiljano Nana, 28-vjec nga fshati Tosk Martalloz i Tepelenës dhe Vidjon Gogaj, 27-vjec nga Fieri. Ështe shpallur i pafajshëm Pajtim Jaupi, 28-vjec nga Tepelena, raporton korrespondentja e “Panorama”, Shpresa Dine.

Jaupi mbrohej nga avokati nga Janina, Dhimitri Mpouka. Në kërkim mësohet se është Krenar Terpollari, 27-vjec, i cili ndodhet i arrestuar në Shqipëri dhe një shtetas tjetër shqiptar. Në vendimin e Gjykatës thuhej që vrasja ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të trafikut të drogës. Viktima i kishte borxh vrasësve 20 mijë euro të fituara nga shitja e drogës në Greqi. Bledar Terpollari nga Backa e Skraparit u vra ne kufirin shqiptaro-grek në Gliki, Igumenicë. Ai është varrosur pa kokë, pasi ajo nuk u gjet kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet