Patos/ Qëllon veten me thikë, policia pas 4 orësh negociata shpëton 35-vjeçarin

Një 35-vjeçar ka goditur veten me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Patosit. Mësohet se 35-vjeçari i identifikuar si Zhan Xhelaj ka goditur veten ne tij, ndërsa më pas është mbyllur në katin e gjashtë të një pallati ku banon.

Sipas informacioneve të deritanishme, bëhet me dije se nga goditjet Xhelaj ka marrë lëndime në trup, ndërsa mësohet se prej kohësh vuan nga depresioni.

Policia dhe ambulanca ishin në vendin e ngjarjes ku negociuan me shtetasin në fjalë, i cili ishte mbyllur brenda banesë rreth orës 06:00 të kësaj të enjte. Pas afro katër orësh negociatash me të, 35-vjeçari është nxjerrë nga banesa dhe është shoqëruar për të marrë ndihmën mjekësore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet