
Disa ditë më parë Eneda Tarifa konfirmoi publikisht se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit “Portokalli”. Edhe pse ajo u rikthye për të moderuar për vetëm pak kohë, Eneda u shpreh në reagimin e saj se i nxori mallin spektaklit të humorit.
“Me duhet t’ju njoftoj se rrugëtimi im me spektaklin “Portokalli” përfundon këtu. U riktheva me mall ne atë skene kur mu propozua nga drejtuesit dhe ne një fare mënyrë “E nxora mallin…” kur i thonë një fjale Por është momenti qe te sjell ne jete projektet e mia pa me “shitur” dhe pa me “blere” dikush (sikurse shkruhet ne disa portale) dhe vazhdoj te jap kontributin tim artistik për ketë vend”, shkroi Eneda.
Siç ndodh zakonisht, pas këtij largimi u ngritën dyshime se Eneda mund të ketë pasur mosmarrëveshje me drejtuesit e spektaklit e ndaj mori këtë vendim. E ftuar ditën e sotme në “Live from Tirana”, Eneda sqaroi të gjithë zërat. Ajo tha se nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje, por u largua për t’ju dedikuar disa projekteve personale.
Jo nuk do të jem më pjesë e saj, për shkak të projekteve të reja që kam… janë projekte personale që do të kem gjatë këtij viti dhe që shpresoj t’i realizoj. Kjo është arsyeja që nuk do jem… gjithashtu do të shijoj edhe pak qetësinë!
Bashkë me Enedën u aludua se ishte larguar edhe Salsano Rrapi, por ai i ka hedhur poshtë zërat.
“Në çdo sezon të ri të Portokallisë hapen audicione, por unë do jem, nuk kam ikur, do jem brenda…”, është shprehur Salsano në “Top Albania Radio”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply