Pasuria e 61 kryebashkiakëve, si i shtuan paratë brenda vitit

Nga Neritan Gjergo

Janë 61 kryetarë bashkish të zgjedhur me shumicë votash, nga të cilët disa janë pozicionuar për herë të parë në vitin 2015, e të tjerë që qëndrojnë me 2, 3 e madje më shumë mandate. Disa kanë pasuri modeste, ndërsa të tjerë gëzojnë depozita e prona në vlerë të jashtëzakonshme. “Shekulli” publikon sot pasuritë që zotërojnë kryebashkiakët që drejtojnë bashkitë më të mëdha të vendit. Qazim Sejdini i Elbasanit dhe Vangjush Dako i Durrësit, si kryetarë jetëgjatë zotërojnë prona dhe të ardhura të frikshme, të cilat shtohen edhe nga aktivitetet e bashkëshorteve të tyre. Pas nuk ngelet as drejtuesi i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, por edhe Voltana Ademi e Shkodrës, e cila veç  pagës vjel të ardhura nga qiradhënia e disa njësive të banimit.

Ndërkohë, kryetari i Tiranës, Erjon Veliaj, i ri në këtë detyrë, por me karrierë të gjatë  politike, deklaron se shtylla e familjes për zgjerim të pasurisë është bashkëshortja e tij, ndërsa vetë ai veç pagës vjetore 1.5 milionë lekë deklaron në vitin 2017 se ka shitur edhe njërën prej makinave 8000 euro. Të dhënat analitike janë publikuar nga “Open Data” dhe tregojnë se si janë rritur të ardhurat, pasuritë e paluajtshme dhe shpenzimet e tyre, të mbështetura këto edhe nga fitimet e bashkëshortëve. Bazuar në deklaratat e pasurisë për secilin individ, të dhënat janë publikuar në mënyrë legjitime përmes së drejtës së informimit, ndërsa ato veç të tjerash shërbejnë edhe si pikë orientimi për votuesit, të cilët shohin dhe gjykojnë integritetin e zyrtarëve të lartë.

Pasuria e 61 kryebashkiakëve, si i shtuan paratë brenda vitit by JolaAlimemaj on Scribd

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet