×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pasojat e tërmetit, Meta i bën thirrje Prokurorisë: Heto zyrtarët përgjegjës!

Ilir Meta ka kërkuar nga Prokuroria të vërë para përgjegjësisë penale të gjithë zyrtarët shtetërorë për shembjen e pallateve pas tërmetit të fuqishëm të së martës.

Deklaratat e kreut të shtetit u bënë në emisionin “Përballë” në RTSH, ku Meta i drejtoi një mesazh organit të akuzës.

“E rëndësishme është që prokuroria t’i shkojë deri në fund këtyre hetimeve për të evidentuar përgjegjësitë penale të të gjithë personave, përfaqësues të institucioneve vendore, qendrore apo biznesit privatë, për gjithë këtë fatkeqësi, apo më saktë për ato objekte që nuk i kanë rezistuar këtij tërmeti dhe për të cilat ka pasur edhe shqetësime apo paralajmërime më parë për t’u verifikuar. Pasi dihet që ky tërmet është paraprirë nga një tjetër mjaft serioz si ai i 21 shtatorit 2019”, thuhet në intervistë.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Zoti Meta, a keni vënë re ndonjë hezitim apo vonesë të Prokurorisë për sa i përket nisjes së hetimeve, sidomos të asaj pjese që lidhet me mbledhjen e provave në terren që zakonisht në ngjarje të tilla duhet të fillojë menjëherë?

Presidenti Meta: E rëndësishme është që prokuroria t’i shkojë deri në fund këtyre hetimeve për të evidentuar përgjegjësitë penale të të gjithë personave, përfaqësues të institucioneve vendore, qendrore apo biznesit privatë, për gjithë këtë fatkeqësi, apo më saktë për ato objekte që nuk i kanë rezistuar këtij tërmeti dhe për të cilat ka pasur edhe shqetësime apo paralajmërime më parë për t’u verifikuar. Pasi dihet që ky tërmet është paraprirë nga një tjetër mjaft serioz si ai i 21 shtatorit 2019.

Gazetarja: Mendoni se mund të ishte bërë diçka më tepër nga 21 shtatori deri në këtë moment që ndodhi tërmeti i dytë?

Presidenti Meta: Gjithmonë mund të bëhej më tepër dhe mund të bëhej më mirë, por tani e rëndësishme nuk është thjesht për të bërë një analizë, sepse jemi ende në kushtet e një krize mjaft të mprehtë humanitare. Shkollat janë të mbyllura në shumë rajone të vendit dhe fëmijët duhet t’i rikthehen procesit mësimor. Njerëzit ende janë të pasigurt për shumë pallate apo banesa nëse ato do të jenë të mundshme për të garantuar sigurinë e tyre në të ardhmen.

Duhen bërë verifikime të qarta nëse ato janë dëmtuar në strukturë apo kanë dëmtime të riparueshme, që  mund të garantojnë jetën e qytetarit. Njerëzit kanë nevoja edhe më jetike. Kërkojnë edhe një çadër dimërore, sidomos në zonat rurale.

Ata nuk mund të largohen, pavarësisht se shteti apo qeveria mund të ofrojnë mundësi të tjera për arsye se kanë tokën, punën e mjetet me të cilat punojnë në bujqësi apo fëmijët kanë shkollën atje. Pra jemi në një situatë ende mjaft emergjente.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Katastrofa në Bejrut, Kokëdhima: Të shmangim Gërdecë të tjerë

Katastrofa në Bejrut, Kokëdhima: Të shmangim Gërdecë të tjerë

Publikuar më 05.08.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se t...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se tragjedia njerëzore në Bejrut, me dhjetëra jetë të humbura, mijëra të plagosur dhe dëme kolosale materiale duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për autoritetet shqiptare. Ai u bëri thirrje autoriteteve që të nisin pa vonesë kontrollin e territorit dhe të sigurojnë jetën dhe pronën e qytetarëve. Reagimi […]

Lexo më shumë

“Më ka dhënë goditje në mushkëri”/ Ish-deputeti i PS rrëfen betejën 25-ditore me Covid-19

“Më ka dhënë goditje në mushkëri”/ Ish-deputeti i PS rrëfen betejën 25-ditore me Covid-19

Publikuar më 04.08.2020
Ish-deputeti i PS, Fatmir Toçi ka lajmëruar pas 25 ditësh be...

Ish-deputeti i PS, Fatmir Toçi ka lajmëruar pas 25 ditësh betejë më Covid-19, ia ka dalë ta mposhtë virusin duke rezultuar tanimë negativ. Toçi e konsideroi betejën me Covid-19 si të vështirë, duke theksuar se nuk ka shpëtuar pa goditje në mushkëri. Mushkëritë sipas tij janë prekur, por për t’i kuruar shprehet ai do të […]

Lexo më shumë

Nga Bujar Nishani te Mark Marku/ Zbardhen emrat në përbërje të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD

Nga Bujar Nishani te Mark Marku/ Zbardhen emrat në përbërje të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD

Publikuar më 03.08.2020
Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar sot 5 anëtarët e Ko...

Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar sot 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, që është përgjegjës për shqyrtimin e kandidaturave të propozuara nga anëtarët. Sipas vendimit të Kryesisë së PD, anëtarë të kësaj strukture të rëndësishme dhe të re të Partisë Demokratike, do të jenë: Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, […]

Lexo më shumë

Pasuria e Edi Ramës dhe ministrave për 2019-ën, kush është më i “pasuri” dhe më i “varfri”

Pasuria e Edi Ramës dhe ministrave për 2019-ën, kush është më i “pasuri” dhe më i “varfri”

Publikuar më 03.08.2020
“Spending Data Albania” ka zbardhur me shifra pa...

“Spending Data Albania” ka zbardhur me shifra pasurinë dhe lëvizjet financiare të ministrave, duke nisur me kreun e qeverisë, Edi Rama. Portali rendit të ardhurat vjetore të vetëdeklaruara në 2019-ën mbi ministrat dhe sa arkëtojnë ata nga burime të tjera përveç pagës si funksionarë të lartë shtetërorë. Ndërkaq në vetëdeklarim janë përfshirë edhe të ardhurat e anëtarëve […]

Lexo më shumë

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus: Do kryej obligimet nga shtëpia

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus: Do kryej obligimet nga shtëpia

Publikuar më 02.08.2020
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv ...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka njoftuar përmes një njoftimi në “Facebook” se ka rezultuar pozitiv pas testit të bërë. “Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam […]

Lexo më shumë

Kokëdhima: Ndalimi i veteranit të UÇK-së, gjest antikombëtar dhe i paligjshëm

Kokëdhima: Ndalimi i veteranit të UÇK-së, gjest antikombëtar dhe i paligjshëm

Publikuar më 02.08.2020
Pas ndalimit nga policia shqiptare e veteranit të UÇK-së, Mu...

Pas ndalimit nga policia shqiptare e veteranit të UÇK-së, Murtez Kastrati, ka ardhur edhe reagimi i kreut të partisë ZGJIDHJA, zotit Koço Kokëdhima, i cili e ka cilësuar këtë veprim si një gjest antikombëtar dhe të paligjshëm. Sipas Kokëdhimës, Policia e Shtetit nuk duhet të përsërisë më akte të tilla antikombëtare dhe duhet t’i shpallë […]

Lexo më shumë

“Po blindohet autokracia e Ramës!”, Vetëvendosje në Shqipëri: Hapja e listave nuk demokratizon partitë

“Po blindohet autokracia e Ramës!”, Vetëvendosje në Shqipëri: Hapja e listave nuk demokratizon partitë

Publikuar më 31.07.2020
Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Shqipëri ka denoncuar sot vot...

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Shqipëri ka denoncuar sot votimin në Kuvend me 106 vota pro të ndryshimeve kushtetuese. VV thekson se deputetët që ngritën kartonin në Kuvend i shtruan Edi Ramës rrugën drejt kapjes së pushtetit, sipas shembujve të Thaçit e Vuçiçit. Në deklaratë thuhet se hapja e listave nuk do t’i demokratizojë subjektet politike, […]

Lexo më shumë

“Vendet e BE të zgjohen!” Pack e ashpër me Ramën: Po luan lojë të rrezikshme

“Vendet e BE të zgjohen!” Pack e ashpër me Ramën: Po luan lojë të rrezikshme

Publikuar më 31.07.2020
Kryetarja e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane ...

Kryetarja e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane PPE, Doris Pack, ka reaguar mbi votimin e njëanshëm të ndryshimeve Kushtetuese nga Parlamenti i Shqipërisë, ditën e djeshme. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Pack shprehet se kryeministri Edi Rama po luan një lojë të keqe dhe të rrezikshme për Shqipëri. Ajo deklaron se: “janë […]

Lexo më shumë