×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pasojat e COVID-19, Shqipëria ndër vendet me varësi më të lartë nga turizmi në botë

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% sipas FMN dhe Bankës Botërore, deri në -9%, sipas BERZH. Varësia e lartë nga turizmi, është një prej arsyeve kryesore, që i bën pesimiste parashikimet e institucioneve ndërkombëtare.

Visual Capitalit, duke përpunuar të dhënat nga Organizata Botërore e Turizmit ka përpiluar një hartë që rendit shtetet që kanë varësi më të lartë nga turizmi. Mes tyre renditet dhe Shqipëria, së bashku me Malin e Zi dhe Kroacinë.

Në hartë janë përfshirë shtetet, ku industria e turizmit dhe udhëtimeve kontribuon direkt dhe indirekt në më shumë se 15% të punësimit.

Shqipëria renditet në vendin e 30 në botë, sa i përket peshës së turizmit në punësimin total, me 22%. Kroacia e ka këtë tregues në 25% dhe Mali i Zi në 33%.

Në mbarë botën, 44 shtete varen nga indutria e turizmit dhe udhëtimeve për më shumë se 15% të peshës së kësaj industrie në punësimin total. Nuk është surprizë që shumë nga shtetet që do të vuajnë dëmin më të madh ekonomik janë nga vendet ishullore. Psh, në Antigua & Barbuda, rreth 91% e vendeve të punës gjenerohe nga turizmi.

Sipas raportit, pa një fluks të qëndrueshëm nga të ardhurat nga turizmi, shumë shtete mund të përballen me efekte të rënda në ekonomi.

Teksa industria globale e udhëtimeve dhe turizmit ka ngecur, efektet në ekonominë globale janë me shtrirje të gjerë. Në gjithë botën rreth 330 milionë vende pune mbështeten nga turizmi, dhe ai kontribuon në 10%, ose 8.9 trilionë të prodhimit të brendshëm bruto global çdo vit.

 

Hapja në qershor

Operatorët turistikë kanë kërkuar vazhdimisht hapjen e kufijve dhe fillimin e aktivitetit të turizmit, përndryshe pasojat për sektorin do të jenë shumë të rënda.

Ministri i turizmit, Blendi Klosi tha në një takim të fundit me Unionin Turistik se do të angazhohej personalisht për realizimin e kërkesave dhe do lobojë që rihapja të bëhet e mundur duke filluar nga data 1 qershor, sigurisht duke respektuar protokollet e masave anti covid.

Pesha e lartë e turizmit në ekonomi vlerësohet një nga arsyet e rënies së fortë të pritshme këtë vit. Sipas raportit të fundit të BERZH “ekonomia e Shqipërisë ka të ngjarë që të goditet fort nga epidemia për shkak të varësisë së saj të lartë nga turizmi dhe eksporteve me vlerë të ulët të mallrave ndërmjetëse me destinacion industrinë e modës në Itali. Një reduktim i mundshëm i remitancave do të ndikojë gjithashtu negativisht në rritje. Rimëkëmbja do të varet nga lehtësimi gradual i masave që janë marrë për të frenuar virusin dhe nga një kthim në normalitet në gjysmën e dytë të vitit”. /Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Nuk e rrisim ne biletën, atë e rrit shteti!” Transporti: Na premtuan heqje taksash dhe na sollën zarfin, masa për 10 ditë

“Nuk e rrisim ne biletën, atë e rrit shteti!” Transporti: Na premtuan heqje taksash dhe na sollën zarfin, masa për 10 ditë

Publikuar më 09.07.2020
Shoqata e Transportit Ndërqytetas i kërkon Bashkisë së Tiran...

Shoqata e Transportit Ndërqytetas i kërkon Bashkisë së Tiranës të heqë taksën për këtë sektor, paralajmëron se do të marrë masa pas 10 ditësh nëse nuk do të ketë një përgjigje për kërkesat. Flet për “Shekulli”-n kreu i Shoqatës Kujtim Mema Briselda Hoxha Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka shprehur shqetësimet dhe kërkesat e tyre ndaj […]

Lexo më shumë

Gjoba në zonat turistike për këdo që nuk zbaton protokollet e COVID-19, do të dënohen shkeljet

Gjoba në zonat turistike për këdo që nuk zbaton protokollet e COVID-19, do të dënohen shkeljet

Publikuar më 09.07.2020
Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë ...

Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi gjatë fjalës në Kuvend se, përmes ndryshimeve në aktin normative, do të forcohen penalitetet […]

Lexo më shumë

Nesër qytetarët e Durrësit marrin grantin e rindërtimit, vlera e investuar

Nesër qytetarët e Durrësit marrin grantin e rindërtimit, vlera e investuar

Publikuar më 09.07.2020
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në fjalën  etij në par...

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në fjalën  etij në parlament këtë të enjte ka bërë publike shifrat që janë investuar dhe do të investohen për të rindërtuar banesat, shkollat dhe objektet e tjera të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ahmetaj ndër të tjera ka deklaruar se e deri më tani janë  investuar 18 miliardë […]

Lexo më shumë

Hapet gara për projektin Milot-Fier/ 115 km për 75 minuta, rruga përfshin 6 seksione

Hapet gara për projektin Milot-Fier/ 115 km për 75 minuta, rruga përfshin 6 seksione

Publikuar më 09.07.2020
Ditën e sotme, qeveria ka hapur zyrtarisht garën ndërkombëta...

Ditën e sotme, qeveria ka hapur zyrtarisht garën ndërkombëtare për koncesionin e rrugës Milot-Fier. Ky koncesion parashikon projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës për 35 vitet e ardhshme. Vlera totale e projekti parashikohet të jetë 1,188 miliardë euro pa TVSH dhe do të bëhet nga kompania fituese. Ndërsa shteti do të ofrojë garanci për deri […]

Lexo më shumë

Akordohen 4.8 miliardë lekë për rindërtimin pas tërmetit, si do të përdoren dhe ku

Akordohen 4.8 miliardë lekë për rindërtimin pas tërmetit, si do të përdoren dhe ku

Publikuar më 09.07.2020
Këshilli i Ministrave ka vendosur përdorimin e fondit prej r...

Këshilli i Ministrave ka vendosur përdorimin e fondit prej rreth 4.8 miliardë lekë për rindërtimin pas tërmetit në bashkitë që u dëmtuan rëndë nga goditja e 26 nëntorit. Sakaq, 67% e këtij fondi shkon për Bashkinë e Durrësit, e cila pësoi edhe dëmet më të mëdha nga tërmeti me pasoja shkatërruese. Ky fond do të […]

Lexo më shumë

Miratohet fondi prej 580 milionë lekësh për kompensimin e pronarëve, qytetet

Miratohet fondi prej 580 milionë lekësh për kompensimin e pronarëve, qytetet

Publikuar më 09.07.2020
Ditën e djeshme qeveria mori një vendim në lidhje me kompens...

Ditën e djeshme qeveria mori një vendim në lidhje me kompensimin e pronarëve në disa qytete. U miratua fondi prej 581.5 milion lekësh me qëllim kompensimin e pronarëve të tokave, mbi të cilat janë ndërtuar dhe legalizuar ndërtime. Sipas vendimit, fondi në fjalë parashikohet të përdorët për kompensimin e pronarëve në qytetet: Gjirokastër Korçë Elbasan […]

Lexo më shumë

Sa të ardhura do të legalizohen nga të ardhurat e padeklaruara të emigrantëve, bizneseve dhe individëve

Sa të ardhura do të legalizohen nga të ardhurat e padeklaruara të emigrantëve, bizneseve dhe individëve

Publikuar më 08.07.2020
Qeveria ka hedhur për konsultim draftin e amnistisë fiskale ...

Qeveria ka hedhur për konsultim draftin e amnistisë fiskale që synon të legalizojë të ardhurat e padeklaruara në vite të bizneset, individëve dhe emigrantëve. Ministrja Denaj shpjegon se ende nuk ka një llogaritje se sa të ardhura do të amnistohen, por synimi është që jashtë nismës të mbeten paratë e krimit. “Në çdo përpjekje për […]

Lexo më shumë

Kompensim në taksën vjetore të mjeteve të përdorura, kategoritë që përfitojnë

Kompensim në taksën vjetore të mjeteve të përdorura, kategoritë që përfitojnë

Publikuar më 08.07.2020
Blendi Gonxhja, Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbim...

Blendi Gonxhja, Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka njoftuar kompensimin e Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura për vitin 2020 në vlerën 100% për një kategori të caktuar automjetesh. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, ai ka bërë me dije se paketa e solidaritetit kap vlerën e 1.4 […]

Lexo më shumë