
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zgjedhur të grimohet nga një prej grimiereve më të famshme në Kosovë e Shqipëri. Ajo ka zgjedhur, Sellma Kasumovic, e cila njihet si grimierja e VIP-ave shqiptarë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Sellma, e cila ka ndarë një foto me Osmanin në rrjetet e saj sociale, duke e uruar kështu presidenten edhe për detyrën e re.
Në fakt ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një koment i bërë në foton e dy zonjave. Duket se komentuesja është “shqetësuar” për buxhetin e shtetit të Kosovës duke vendosur kështu edhe në pikëpyetje çmimin që i është dashur Vjosës të paguaj për këtë grim të realizuar nga vetë Sellma.
“Kuku moj Sellma paske me hanger buxhetin e shtetit te Kosovës”-thotë me shaka komentuesja.
Me buzëqeshje, Sellma i është përgjigjur: “Kontributi im është ndoshta modest, por grimi(jo vetëm për këtë Presidente) është falas.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply