Pasi u bë Dukeshë, Meghan Markle ka probleme me miqtë e saj

Pasi u bë Dukesha Sussex, Meghan Markle ka humbur shumicën e miqve të saj më të afërt. Sigurisht që kjo nuk ka ndodhur për faj të ish-miqve të saj, por për faktin se Dukesha tani është shndërruar në një njeri që nuk ka besim tek të gjithë.

Kjo ka ndodhur për shkak të pozicionit dhe jetës së kontrolluar që bën, duke qenë pjesë e familjes mbretërore, Meghan duhet të ketë kujdes nga njerëzit që afron pranë familjes së saj të re dhe për pasojë ajo sillet ndryshe me miqtë e ngushtë.

Sipas një burimi për “People”, Meghan ka humbur disa nga miqtë e saj më të mirë që nga momenti që ka futur këmbët në pallatin mbretëror. Ajo tani e ka shumë të vështirë t’i besojë njerëzve.

Në “listën e zezë”, sigurisht që nuk futen dy mikeshat e saj më të mira si Jessica Mulroney dhe Priyanka Chopra, me të cilat Dukesha vijon të ruaj po të njëjtat marrëdhënie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet