Pas “Whatsapp” shfaq probleme edhe “Instagrami”

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Kanë kaluar vetëm pak javë nga bllokimi i “Whatsapp”, kur të njëjtin problem ka hasur dhe “Instagrami”.

Në orët e kaluara qindra përdorues kanë raportuar se e kanë hasur vështirësi në përdorimin e këtij rrjeti social.

Rreth 50% e përdoruesve kanë pasur problem në postimin e fotove të reja, 16 % e tyre kanë deklaruar se nuk i bënin dot “Log In” llogarisë ndërsa 21% të tjerë që kryefaqja nuk merrte refresh.

Ende nuk ka një dalje publike nga kompania “Instagram” për të shpjeguar se cilat ishin shkaqet e këtij problemi.