Pas videos argëtuese Milani i tregon Shkëndijës historinë e lavdishme (VIDEO)

August 16, 2017

Klubi i Milanit ka treguar sot me fakte diferencën e lartë në raport me Shkëndijën, ekipin shqiptar nga Maqedonia, në prag të ndeshjes së “play off”-it të Ligës së Kampionëve.

Pas videos argëtuese të Shkëndijës, e cila bëri ditët e fundit xhiron në internet, “kuqezinjtë” nga Milano kanë postuar sot një video ku shfaqet trajneri i Shkëndijës, Osmani, dhe kapiteni Hasani, në muzeun e klubit.

Mes trofeve të shumtë bien në sy 7 kupat e Ligës së Kampionëve, që e rendisin Milanin në krye mes ekipeve më të mëdha evropiane. /E.SH/