×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pas tërmetit/ Ja cili është gjesti i veçantë i 27-të komunave arbëreshe

Kryetarët e bashkive arbëreshe të Kalabrisë bashkë me komunitetet e tyre janë solidarizuar dhe po ndihmojnë popullin shqiptar, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Nëpërmjet një komunikate të përbashkët, arbëreshët kanë shprehur afërsinë me banorët e prekur nga tërmeti.

Kryetarët e bashkive arbëreshe u angazhuan për të vendosur në bilancet e komunave të tyre një kontribut monetar duke promovuar mbledhje të ardhurash, nëpërmjet një llogarie bankare të vetme, të cilat do të kalojnë për rindërtimin pas tërmetit.

Gjithashtu arbëreshët kanë ofruar gatishmërinë për të pritur e akomoduar studentë të rinj në nevojë, të zonave të prekura nga tërmeti dhe kanë organizuar aktivitete bamirësie në bashkëpunim me shoqata dhe artistë arbëreshë.

Komunikata e plotë:

Kryetarët e bashkive të komunave Arbëreshe të Kalabrisë, që nënshkruajnë këtë komunikatë, u takuan për të vendosur së bashku nismat që do të ndërmarrin për të ndihmuar popullin shqiptar të goditur nga tërmeti në 26 Nëntor.

Në mënyrë unanime u vendos të:
– Hapet një llogari bankare e vetme që do të publikohet, ku mund të derdhen para në ndihmë të popullit shqiptar të goditur nga tërmeti, për t’u përdorur në veprimtaritë e vendosura;
– Ofrojmë mundësi për të pritur dhe akomoduar student që kanë nevoja të vecanta;
– Organizojmë aktivitete artistike dhe sportive për të mbledhur të ardhura;
– Dedikojmë një kontribut për të prekurit nga tërmeti si administratë bashkie;
– Sensibilizojmë komunitetin arbëresh që të marr pjesë në dhurim; në këtë drejtim mjeshtëri argjendat Gerardo Sacco, me rastin e dhënies së një cmimi nga komuna e Spezzano Albanese, do të krijojë një stoli ekskluzive që do të shitet në ankand dhe, të ardhurat e të cilës, do të çohen për të prekurit nga tërmeti.

Është vendosur edhe pjesëmarrja e shoqatave kulturale dhe artistëve dhe muzikantëve arbëresh që kanë ofruar pjesëmarrjen e tyre në aktivitete për mbledhjen e të ardhurave.

Llogaria bankare ku mund të derdhni kontributin tuaj në para është:

IBAN: IT23 M076 0116 2000 0104 6498 935 (in caso di bonifico bancario) c.c.p. numero: 1046498935 (in caso di versamento con bollettino postale) e hapur në emër të Komunës së Shën Mitër Koronës me përshkrimin:

“L’ARBERIA PER L’ALBANIA. SISMA NOVEMBRE 2019”- “ARBËRIA PËR SHQIPËRINË. TËRMETI NËNTOR 2019”.

Firmosur nga Kryetarët e Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë.
Bashkitë: Acquaformosa, Caraffa di Catanzaro, Carfizzi, Castroregio, Cervicati, Cerzeto, Civita, Falconara Albanese, Firmo, Frascineto, Gizzeria, Maida, Lungro, Mongrassano, Pallagorio, Plataci, San Basile, San Benedetto Ullano, San Cosmo Albanese, San Demetrio Corone, San Giorgio Albanese, San Martino di Finita, San Nicola dell’Alto, Santa Caterina Albanese, Santa Sofia d’Epiro, Spezzano Albanese, Vaccarizzo Albanese

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Infektohet edhe Skrapari, pozitive me Covid-19 babai i sekretares së kryebashkiakut

Infektohet edhe Skrapari, pozitive me Covid-19 babai i sekretares së kryebashkiakut

Publikuar më 05.08.2020
Si shumë qytete të tjera edhe Skrapari ka shënuar sot rastin...

Si shumë qytete të tjera edhe Skrapari ka shënuar sot rastin e parë me Covid-19 pas shpërthimit të epidemisë në vendin tonë. Mësohey se një 67-vjeçar i cili është babai i sekretares së kryebashkiakut ka rezultuar me virus. Rasti i konfirmuar në Skrapar ka ngritur alarmin bashki, ndërkohë që sekretarja është vendosur në karantinë në […]

Lexo më shumë

Nënat e infektuara me virus a mund të ushqejnë fëmijët me gji? Ministria e Shëndetësisë jep përgjigje

Nënat e infektuara me virus a mund të ushqejnë fëmijët me gji? Ministria e Shëndetësisë jep përgjigje

Publikuar më 05.08.2020
Në javën botërore të ushqyerjes me gji, Ministria e Shëndetë...

Në javën botërore të ushqyerjes me gji, Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse një nënë e infektuar me virusin Covid-19 mund të ushqej foshnjën e saj. Ministria thotë se ushqimi me gji, e mbron fëmijën nga shumë sëmundje edhe nëse nëna është e infektuar. “Ushqyerja me gji  përmirëson mbijetesën e foshnjës, siguron shëndet […]

Lexo më shumë

4 viktima, 2 pa sëmundje shoqëruese/ Vazhdon të rritet numri i të prekurve me Covid në Shqipëri

4 viktima, 2 pa sëmundje shoqëruese/ Vazhdon të rritet numri i të prekurve me Covid në Shqipëri

Publikuar më 28.07.2020
117 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit. Fat...

117 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 4 qytetarë: Një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 […]

Lexo më shumë

Një tjetër shifër rekord, ja sa raste pozitive me Covid u zbuluan këtë të hënë

Një tjetër shifër rekord, ja sa raste pozitive me Covid u zbuluan këtë të hënë

Publikuar më 27.07.2020
Edhe ky fillim jave ka nisur me numër të lartë viktimash dhe...

Edhe ky fillim jave ka nisur me numër të lartë viktimash dhe të infektuarish nga Covid-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima dhe 117 raste të reja.  Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 6 qytetarë: Një 49 vjeçar nga Shkodra, një […]

Lexo më shumë

Gafa e dytë e Manastirliut me maskën, eksperti shpërthen ndaj videos së publikuar

Gafa e dytë e Manastirliut me maskën, eksperti shpërthen ndaj videos së publikuar

Publikuar më 26.07.2020
Eksperti i Shëndetësisë, Erion Dasho ka reaguar sërish ndaj ...

Eksperti i Shëndetësisë, Erion Dasho ka reaguar sërish ndaj ministres Ogerta Manastirliu. Më herët kjo e fundit, publikoi një video informuese në lidhje me vendosjen e maskës. Sipas Dashos me këtë spot të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po realizohet një gafë e dytë. “Spoti promocional i sapo lançuar nga vetë Ministrja, që […]

Lexo më shumë

Brenda “zonës së kuqe”, flet inxhinieri i respiratorëve: Sa kapacitete ka Shqipëria, si mund ta fitojnë betejën të intubuarit

Brenda “zonës së kuqe”, flet inxhinieri i respiratorëve: Sa kapacitete ka Shqipëria, si mund ta fitojnë betejën të intubuarit

Publikuar më 23.07.2020
Inxhinieri i pajisjeve mjekësore pranë spitaleve Covid, Erma...

Inxhinieri i pajisjeve mjekësore pranë spitaleve Covid, Ermand Mertenika tregon për “Shekulli”-n fazat në të cilën kalojnë pacientët e shtruar. Inxhinieri flet për rëndësinë e respiratorit dhe se sa kapacitetet ka Shqipëria për të përballur të intubuarit Enida Vërça Respiratori është mjeti me të cilin pacientët e prekur nga Covid-19 kalojnë ditët e tyre të […]

Lexo më shumë

Virusi ka dalë jashtë kontrollit/ Manastirliu bën deklaratën e fortë: Shumë shpejt ezaurojmë kapacitetet e spitaleve

Virusi ka dalë jashtë kontrollit/ Manastirliu bën deklaratën e fortë: Shumë shpejt ezaurojmë kapacitetet e spitaleve

Publikuar më 23.07.2020
Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojt...

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se situata paraqitet tejet serioze. Ministrja kërkoi nga deputetët dhe qytetarët mbajtjen e maskës si vetmja armë që mund të na mbrojë nga virusi i ri. “U bënë disa javë që në vend koronavirusi ka shtuar ngarkesën në sistemin shëndetësor për shkak […]

Lexo më shumë

“Në pak ditë spitalet po mbushen frikshëm me të sëmurë”, mjekja e Covid-2 ngre alarmin

“Në pak ditë spitalet po mbushen frikshëm me të sëmurë”, mjekja e Covid-2 ngre alarmin

Publikuar më 23.07.2020
Mjekja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Loreta Bica iu bën apel ...

Mjekja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Loreta Bica iu bën apel qytetarëve që të përdorin maskë, për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Në postimin ë shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Bica shkruan se spitali është mbushur në mënyrë të frikshme nga të sëmurë në gjendje të rëndë në fare pak ditë. “Jo rrallë dëgjoj të […]

Lexo më shumë