Pas tërmetit/ Emina Çunmulaj me lot në sy: Shumë shpejt vij në Shqipëri

Tërmeti i 26 Nëntorit ka prekur shumë personazhe të showbizit shqiptar. Së fundmi edhe modelja e njohur Emina Çunmulaj është sensibilizuar dhe do të ofrojë ndihmën e saj për banorët e prekur nga tërmeti.

Emina njihet për natyrën e saj bamirëse, shpesh herë është angazhuar në nisma të ndryshme humanitare për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Modelja gjatë gjithë këtyre ditëve ka postuar në Instagramin e saj, detaje nga ndihmat e “Fundjavë Ndryshe”. Ndërkohë, në një lidhje live në puntatën speciale të emisionit NIN, dedikuar mbledhjes së fondeve për Shqipërinë, Emina njoftoi se ka dhuruar 10 mijë dollarë për të prekurit e tërmetit.

Modelja premtoi se shumë shpejt do të udhëtojë drejt Shqipërisë dhe do bëjë personalisht atë që i do zemra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet