Pas të nxehtit nis të bjerë shi dhe breshër në Tiranë

I nxehti afrikan që përfshiu vendin ditët e fundit duket se është lënë pas, pasi sot Tirana dhe periferitë janë përfshirë nga stuhi shiu dhe breshëri.

Në pak orë moti ka ndryshuar në 360 gradë, duke sjellë ulje të temperaturave dhe erë. Pasditja e kësaj të mërkure gushti i përngjante një dite të vërtetë dimri, me reshje shiu dhe breshër.

Sinoptikanët kishin paralajmëruar se në mesjavë do të kishte ndryshim të motit me rënie temperaturash dhe me shi. Temperaturat pritet të ulen edhe në ditët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet