Pas makinës në det, gjendet gomone 5 metra e gjatë e ngarkuar me kanabis

Publikuar më 12. 02. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Një gomone me drogë është gjetur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, në afërsi të vendit të quajtur “Petrolifera”.
Mësohet se gomonia është tërhequr nga mjeti që u gjet i zhytur në det mëngjesin e sotëm, pasi kishte ngecur në cekëtinën e “Plazhit të vjetër”, nga ngarkesa e madhe me kanabis.
Nuk dihet ende se sa është pesha e drogës së kapur dhe kujt i përket.
Gomonia e gjetur është 5 metra dhe ndodhej rreth 1 kilometër larg bregut.
Kujtojmë që në makinën e mbytur në det janë gjetur sida dokumente të një shtetasi shqiptar që të cilat mund të çojnë dhe në zbulimin e kësaj ngjarjeje.