Pas largimit nga televizioni, Agim Bajko emërohet drejtor i ri i Teatrit të Kukullave

Agim Bajko është emëruar drejtor i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave me vendim të Këshillit të Ministrave. Përpara tij në krye të kësaj detyre qëndronte Erion Isai, i cili u largua nga ky pozicion, pasi fitoi zgjedhjet si kryebashkiak i Kolonjës.

Ndërkohë, Isai nuk ka nguruar që ta urojë publikisht pasardhësin e tij për detyrën e re. Ai ka publikuar një foto të Agim Bajkos në “Instagram” shoqëruar me një urim: “Kënaqësi e madhe të lexoj që një artist si @agim_bajko më zëvendëson si drejtues i @teatri_kukullave_qkkf . Institucioni që më fali kënaqësi e pasion të jashtëzakonshëm. Punë të mbarë e suksese, Gimit dhe super stafit të qendrës!”.

View this post on Instagram

Kënaqësi e madhe të lexoj që një artist si @agim_bajko më zëvendëson si drejtues i @teatri_kukullave_qkkf . Institucioni që më fali kënaqësi e pasion të jashtëzakonshëm. Punë të mbarë e suksese, Gimit dhe super stafit të qendrës! ❤

A post shared by Erion Isai (@erion_isai) on

Agim Bajko është një nga aktorët më të njohur të humorit e satirës, dhe për shumë vite ka kontribuar në teatër, televizion, kinematografi. Për 13 vite ai drejtoi programin “By Pass Show”, i cili u mbyll në nëntor të 2019-tës. Për kontributin e tij në televizion, Bajko është vlerësuar me çmimin “Personazhi i Vitit” në 2009-tën dhe është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga ish-presidenti Bamir Topi. Disa nga rolet e tij më të spikatura janë në filmat “Dy herë mat”, “Gjuetia e fundit”, “Edhe kështu edhe ashtu”, “Mirela” etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet