Pas largimit nga kombëtarja, ylli gjerman hap qebabtore në Këln (VIDEO)

Publikuar më 08. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Radhë të gjata për të hyrë në qebatoren më të re në Këln, Gjermani. Kjo për faktin se ajo është e kampionit të botës, Lucas Podolski. Ditën e djeshme u zhvillua ceremonia e hapjes së qebabtores, ku i pranishëm ka qenë dhe futbollisti gjerman.
Gjithashtu ky ishe dhe një shans për tifozët që të shihnin nga afër djalin e preferuar të qytetit. Tifozët patën rastin të takonin “Princ Poldin”, sikurse e quajnë, në restorantin e tij të ri.
Restoranti, Mangal Dëner, është sipërmarrja e tretë që ish-stari i Kombëtares Gjermane, i Arsenalit dhe i Bajernit të Munihut hap në qytetin që ai vazhdon ta konsiderojë si shtëpinë e tij, raporton Daily Mail.
Futbollisti gjerman ka një dyqan akulloresh me emrin “Ice Cream United”, gjithashtu ai organizon në Këln çdo verë një kamp futbolli për fëmijë. Pyetjes se si i erdhi ideja për të hapur një qebabtore, Podolski iu përgjigj se nuk qe plotësisht i sigurt: “Qe që ideja i kishte lindur papritur dhe se deri tani ende nuk ka një plan të vërtetë biznesi.”