Pas kullës shumëkatëshe nis të marrë formë edhe “Arena Kombëtare” (FOTO)

Foto 1 nga 7 Pas Para

Pas ngritjes së kullës shumëkatëshe, e cila duket se ishte prioritare në këtë projekt, tanimë po merr formë edhe stadiumi “Arena Kombëtare”.

FSHF po ndjek vazhdimisht ecurinë dhe situatën në kantier, në të cilin aktualisht në sektorë të veçantë puna ka kaluar pritshmëritë.

Mësohet se ka përfunduar më tepër se sa gjysma e punimeve në të gjithë hapësirën e betonit dhe konstruksioneve metalike.

Ndërkohë, edhe tribunat po marrin formë me shkallët dhe mbulesën e plotë. Thuajse kanë përfunduar punimet për pjesën e nëntokës së stadiumit të ri, teksa pritet të nisë shumë shpejt edhe puna për fushën.

Ende nuk dihet nëse impianti do të jetë gati për ndeshjet e Ligës së Kombeve që Shqipëria luan në muajin shtator.

Të tjera

Abissnet