Pas fejesës me milionerin 50-vjeçar, Adelina Tahiri befason me deklaratën e saj (FOTO)

Publikuar më 28. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Pak ditë më parë, këngëtarja shqiptare nga Maqedonia Adelina Tahiri u vendos në qendër të vëmendjes, pasi i dha fund beqarisë duke u fejuar me biznesmenin dhe avokatin 50-vjeçar Serjozha Markov.
Por duket se nuk ka qenë thjesht fejesë por edhe martesë bashkë.
Në një postim në Instagram, këngëtarja ka treguar se është zyrtarisht e martuar me avokatin e VMRO-DPMNE në Maqedoni teksa shfaqet duke nënshkruar në një libër.
“Zyrtarisht e martuar”, shkruan Adelina Tahiri.