Pas drogës presidenti filipinas i shpall “luftë” duhanpirjes, ja masat e ashpra

Publikuar më 19. 05. 2017 nga Eno Shkëmbi

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i cili u bë i famshëm në mediat ndërkombëtare për fushatën e tij të ashpër në luftën kundër drogës, tashmë ka nisur një betejë të re, atë kundër duhanpirjes.

Duterte ka firmosur një urdhër të ri ekzekutiv që ndalon duhanpirjen në vende publike në të gjithë vendin duke krijuar një nga ligjet më të ashpra antiduhan në rajon.

Kushdo që guxon të shkelë urdhrin në fjalë do të përballet me një dënim me burg deri në 4 muaj dhe një gjobë prej afro 100 dollarësh. Urdhri ndalon si pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, ashtu edhe ato të jashtme.

Ai gjithashtu mbulon edhe ndalimet ekzistuese të publiciteteve të duhanit, promovimeve apo sponsorizimeve, që janë subjekt ndaj gjobave, një dënimi me burg prej 3 vitesh apo revokimit të lejeve të biznesit.

Ironia e fatit qëndron në faktin që vetë Duterte ka qenë një duhanpirës i madh, ves që e la pasi u diagnostikua me sëmundjen “Buerger”. /E.SH/