Pas banorëve evakuohen edhe bagëtitë, ja ç’po ndodh në Hoxharë (FOTO)

Publikuar më 04. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Pas evakuimit të banorëve nga shtëpitë e përmbytura nga uji, pas reshjeve të fundit, Forcat e Armatosura kanë nisur edhe evakuimin e gjësë së gjallë.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se së fundmi, efektivët e Forcave të Armatosura në fshatin Hoxharë po bëjnë evakuimin e gjësë së gjallë (bagëtive).
Në foto duken efektivët e FA, të cilët me varka transportojnë bagëtitë.