Pas autografit, Buffon i bën pyetjen e hidhur të riut kinez: Kujdes, ke koronavirus? (VIDEO)

“Dreqin, je nga Wuhan?”, ka qenë pyetja e portierit të Juventusit Buffon drejtuar një të riu kinez të cilit po i jepte autograf, batutë që ka shkaktuar të qeshura.

Pas i hedh një vështrim të shpejtë tifozit që sapo i kishte kërkuar autograf, Buffon i thotë: “Kujdes, ke koronan eh? Po të vëzhgoj”.

Mandej gardiani i bardhezinjve i jep një tjetër autograf dhe një përkëdhelje tifozit. Disa prej mediave italiane e kanë cilësuar një batutë të hidhur atë të Buffon-it. Madje një përdorues i “Twitter”-it e cilëson gjestin e Buffon-it si racist dhe fyes.

Videoja është regjistruar pas ndeshjes me Milan-Juventus që përfundoi në barazim 1-1.

Komenti i futbollistit me ndikim vjen në një kohë kur Italia është e “mbërthyer” nga dyshimet për të infektuar të tjerë me virusin vdekjeprurës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet