Pas “Astirit” proteston edhe Shkoza, banorët bllokojnë rrugën

Ndërkohë që në “Astir” po zhvillohet protesta e përditshme, e cila ka 33 ditë që ka nisur, një tjetër protestë po zhvillohet paralelisht dhe për të njëjtën kauzë.

Edhe banorët e Shkozës kanë dalë në rrugë duke protestuar, duke bllokuar kështu rrugën. Prej ditësh kanë dalë në protestë edhe banorët e Shkozës por edhe ata të Bregut të Lumit, të cilëve rrezikohet t’ju prishen banesat si pasojë e projektit të “Unazës së Madhe”.

Banorët kërkojnë t’ju garantohet dëmshpërblimi 100%, në bazë të vlerës së tregut.

Protestës në “Astir” i ishte bashkuar edhe sot kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet