Pas 6 vitesh mungesë, aktori i famshëm i rikthehet kinematografisë

Pas disa vitesh me probleme personale, Jim Carrey ka vendosur të rikthehet sërish në kinema, me një rol që i përshtatet shumë karakterit të tij. Aktori kanadez, që më parë ishte një ndër më të paguarit në “Hollywood”, nuk ka luajtur në asnjë film për 6 vite.

Mungesa e tij për një kohë kaq të gjatë erdhi si pasojë e luftës me depresionin dhe vetëvrasjen e ish të dashurës së tij, Cathriona White. Por tashmë ai ka vendosur të rikthehet me rolin e Dr. Ivo Robotnik në filmin “Sonic The Hedgehog”.

Ish e dashura e tij, Cathriona ndërroi jetë nga overdoza në 2015-tën, vetëm një javë pas ndarjes nga Jim Carrey. Asokohe nëna e ish të dashurës ngriti një padi ndaj Carrey, duke pretenduar se ai ja kishte dhënë substancat që ajo piu. Por në 2018-tën u zbulua se aktori nuk kishte lidhje me këtë ngjarje dhe se Cathriona vdiq nga vetëvrasja.

Jim Carrey ka luajtur në disa filma shumë të ndjekur si “Ace Ventura”, “The Mask”, “Dumb And Dumber” etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet