Pas 31 vitesh, FBI po përdor teknologjinë për identifikimin e rrëmbyesve të avionit në Pakistan

Duke përdorur teknologjinë e re, ekspertët e FBI-së kanë mundur të krijojnë fotografi të reja të katër rrëmbyesve të supozuar të Flight 73. Nxjerrja e këtyre fotove shënoi një hap të madh në procesin e gjetjes dhe dënimit të autorëve të rrëmbimit të avionit, ngjarje e ndodhur më 1986-n në Karachi, Pakistan. Gjatë këtij sulmi mbetën të vdekur 20 persona, duke përfshirë dy shtetas amerikanë.

Byroja shpreson që imazhet e përditësuara, të bëra duke përdorur programin Adobe  Photoshop, ku shfaqen imazhet e supozuara të burrave sot, do të hapin pista të reja dhe do të inkurajojnë cilindo që ka informacion që të kontaktojë drejtpërdrejt FBI-në, ose të dërgojnë të dhëna online.

“FBI ka punuar pa u lodhur gjatë 31 viteve të fundit për të sjellë para drejtësisë autorët e rrëmbimit të tmerrshëm të vitit 1986 në bordin e fluturimit Pan Am”, tha Andrew W. Vale, asistent-drejtor i ngarkuar në zyrën e FBI-së në Uashington.

“Përdorimi i fotografive të përparuara në moshë është vetëm një teknikë hetuese që FBI po shfrytëzon për të përmbushur këtë mision”, shtoi ai.

Katër të dyshuarit kanë qenë në listën e të kërkuarve për terrorizëm që nga viti 2009. Imazhet e Wadoud Muhammad Hafiz al-Turki, Jamal Saeed Abdul Rahim, Muhammed Abdullah Khalil Hussain ar-Rahayyal dhe Muhammed Ahmed al-Munawar, dolën për herë të parë nga FBI në vitin 2000.

Programi i Shpërblimeve për Drejtësi, pranë DASH, ofron jo pak por plot 5 milionë dollarë për person, për çdo informacion që rezulton i dobishëm në arrestimet ose dënimet për rrëmbyesve.

Zyrtarët theksojnë se lëvizja e radhës mund të dërgojë FBI-në një hap më pranë identifikimit të vendndodhjes së të dyshuarve.

Kanë kaluar mbi 31 vjet nga sulmi vdekjeprurës, 16-orësh, i 5 shtatorit 1986, ku një grup terroristësh të udhëhequr nga Zaid Hassan Abd Latif Safarini, morën kontrollin e Flight 73.

“Pa marrë parasysh se sa kohë ka kaluar ose pengesat që hasim,” tha agjenti i posaçëm i FBI-së Terrence Mcintyre në një deklaratë, “u detyrohemi viktimave dhe familjeve të tyre që të mos heqin dorë kurrë prej tyre”.

Të tjera

Lavdi sportit!

Nga Enver Robelli Në çdo Kampionat Botëror të futbollit është mirë të lexohet libri “Lavdërimi i sportit” i profesorit Hans…

Abissnet