Partizani-Tirana luhet në “Air Albania”, ja sa bileta janë shitur në 4 orë

Nesër do të luhet derbi i shumëpritur Partizani-Tirana, për herë të parë në një stadium modern si “Air Albania”.

Duket se fakti që kryendeshja do të luhet në impiantin e ri të kombëtares ka ngjallur interes të lartë në tifozeritë e dy ekipeve.

Klubi i Partizanit i bën thirrjet tifozëve nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, të nxitojnë të blejnë biletën e tyre, pasi vetëm në katër orë janë shitur plot 7 mijë bileta.

Ndeshja e vlefshme për javën e 15-të Superligës, u ndërpre me një javë për shkak të tërmetit, do të luhet ditën e premte më 13 dhjetor në orën 19:00.

Një pjesë e mirë e biletave të shitura do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Me rreth 22 mijë vende në dispozicion, atmosfera pritet të jetë elektrizuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet