Partizani ndalet nga Flamurtari

Partizani kryesues u ndal në një barazim 1-1 nga Flamurtari i vendit të fundit në takimin e zhvilluar në Vlorë. Në avantazh të parët kaluan të kuqtë me Belicën në minutën e 54-t, por 4 minuta më vonë vlonjatët barazuan me Nebihi.

Me këtë rezultat, Partizani mbetet në vendin e parë me 22 pikë, 2 më shumë se Bylisi që e ndjek. Flamurtari mbetet në vendin e fundit.

Ndërsa Laçi fitoi 1 – 0 përballjen me Kukësin. Suksesi u vendos nga goli i Nabueze me penallti. Me këtë fitore Laçi kalon në renditje Kukësin dhe tani është në vendin e katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet