Partizani luan ndaj Qarabag, Lerda: Sulmuesit e rinj, jo në kondicionin e duhur

Ndonëse Partizani afroi në skuadër disa sulmues, trajneri Franco Lerda shprehet se ata nuk janë në kondicion optimal.

Deklaratat e teknikut italian vijnë në prag të ndeshjes ndaj azerëve të Qarabag të vlefshme për eleminatoret e Ligës së Kampioneve.

“Formacionin e kam në mendje, deri në momentin e fundit mund të ketë ndonjë dyshim, por në tërësi e kam përcaktuar. Për momentin sulmuesit nuk i kemi në praktikë sepse pavarësisht afrimeve të shumta në sulm, blerjet e reja nuk janë në kondicionin optimal. Dikush nga ata që kanë mbërritur së fundmi mund të luajë ndoshta si zëvendësues”, tha Lerda.

Në lidhje me kundërshtarin, trajneri italian theksoi: “Qarabakun e njohim, janë një skuadër shumë e fortë pasi janë gjashtë herë kampionë me radhë. Kanë lojtarë mjaft të fortë mbi të gjitha në fazën sulmuese. E respektojmë Qarabakun, por kemi besim te potenciali ynë. Pres një paraqitje të mirë nga ekipi im, ndërsa në rezultatin final ndikojnë shumë faktorë”.

“Duhet ta luajmë sikur të jetë një ndeshje e vetme dhe mos të mendojmë për ndeshjen e kthimit. Duhet të përqendrohemi vetëm te këto 90 minuta”, vijoi ai.

Kampionët e Shqipërisë janë përforcuar në sulm me Jozef Ekuban nga Hellas Verona, xhamajkanin Brajan Braun dhe Teofilus Solomon, i cili erdhi nga hungarezët e Ujpeshtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet