Kurorëzim ëndrrash/ Partizani mposht Tiranën, kampion pas 26 vjetësh (FOTO/VIDEO)

Foto 2 nga 7 Pas Para

Pritja e gjatë e tifozëve të kuq ka marrë sot fund, pasi Partizani është kurorëzuar pas 26 vjetësh kampion i Superligës së Shqipërisë.

Partizani triumfoi me shifrat 2-1 përballë Tiranës, në derbin ndoshta më të bukur të viteve të fundit në kryeqytet.

Për ekipin e Gegës shënoi dy herë Çinari, që bëri realitet ëndrrën e tifozëve që ta festonin titullin me një fitore ndaj rivalëve “të përjetshëm”.  Ndonëse Tirana ia doli ta mbyllë në barazim pjesën e parë pas golit të Grecës, në të dytën “u dorëzua” përballë furisë së kuqe.

Menjëherë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit të ndeshjes tifozët e Partizanit kanë pushtuar fushën e blertë, duke iu bashkuar festës së lojtarëve.

Ndonëse na ndajnë tre javë para fundit të Superligës, “Demat e Kuq” e kanë siguruar matematikisht titullin e merituar, pasi kanë 68 pikë, plus 13 më shumë se Kukësi i vendit të dytë.

Humbja ia bën më të vështirë Tiranës luftën për mbijetesë, ndërkohë që na ndajnë tre javë nga fundi i kampionatin. Ekipi bardheblu ndodhet në kuotën e 40 pikëve, dy më shumë se Kastrioti i vendit të 9-të. Në total Partizani është shpallur 16 herë kampion, ku titulli i fundit daton në sezonin e largët 1993/1994.

FESTA E TITULLIT on Vidnews.

gol cinari 2-1 on Vidnews.

Shënon Greca, Tirana “ndal” festën e Partizanit në “Selman Stërmasi” (VIDEO)

Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë derbit të madh të kryeqytetit Partizani-Tirana.

Greca ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 41-të, pas një topi të nisur nga Ngo.

Kujtojmë që më herët Partizani kishte gjetur golin e epërsisë me Çinarin, që ndezi festën e “tifozëve të kuq” në “Selman Stërmasi”.

Një gol i rëndësishëm për bardheblutë që në këtë ndeshje kërkojnë më së paku një pikë, pasi janë në luftë për mbijetesën.

gol greca 1-1 on Vidnews.

Partizani i shënon një supergol Tiranës, “të kuqtë” prekin titullin pas 26 vitesh (VIDEO)

Stadiumi “Selman Stërmasi” është ndezur nga festa e tifozëve të “kuq” pasi Partizani ka shënuar ndaj Tiranës.

Ishte Çinari që shënoi një gol spekakolar në minutën e 30-të pas një gjuajtje të bukur nga jashtë zonës.

Një fitore e “Të Kuqve” do t’i siguronte titullin pas 26 viteve ekipit të Gegës. Ndërkohë bardhekaltërit kërkojnë pikë kërkojnë pikët e mbijetesës, pasi janë në rivalitet me Kastriotin dhe Luftëtarin.

Partizani vjen me shumë mungesa në ndeshjen e sotme, ndërkohë që ndryshime në formacion ka edhe ekipi i Memës. Tifozët e Partizanit e kanë ëndërruar një festë titulli me fitore ndaj Tiranës, ndaj sot kanë shansin të bëjnë realitet.

Tifozët e Partizanit janë entuziastë dhe kanë pushtuar stadiumin “Selman Stërmasi”, që sot do të jetë i tejmbushur.

Gol Cinari on Vidnews.

FORMACIONET

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Trashi, Atanda, Mala, Hila, Duka, Çinari, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Tirana: Abibi, Daja, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Maveje, Hasani, Kobina, Doka, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet