Partitë politike dhe populizmi

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Jola Alimemaj

Nga Blerta Haxhiaj

Një re e zezë e të ashtuquajturës kriza e përfaqësimit të demokracisë është shfaqur mbi Europë. Konceptet vakante mund të jenë ndihmëse për të përshkruar legjitimitetin dhe zhvillimin e proceseve në vendet ballkanike si vende që aspirojnë të hyjnë në BE. Frika e shpërndarë nga katalizatori politik dhe katalizatori analitik duket që vetëm e justifikon të renë e cila vjen nga metoda populiste. Për ndryshimin e shoqërisë nuk ka ideologji apo prosperitet substancial që mund ta karakterizojnë koktejin e fuqishëm të premtimeve madhore.

Ditët ekonomike dhe dozat helmuese të nacionalizmit në këtë koktej partiak vërehet që mund të funksionojë dhe mund të fitojë zgjedhjet. Njerëzit, votuesit nuk e kanë shumë problem; në një botë të zgjidhur me tradita dhe vlera të së kaluarës vërehet që është më e lehtë ta grumbullojë populizmin. Tentativa për të refuzuar populizmin nuk është një sipërmarrje e lehtë, është një punë shumë e vështirë sepse kjo përbëhet nga ideologji të përbëra. Duke adaptuar definicionin e famshëm të demokracisë mund të themi së në ditët e sotme populizmi është ‘opiumi i njerëzve’. Populizmi identifikohet lehtë, ndoshta një nga përshkrimet me të përhapura të populizmit mund të gjendet në këngën e Charlotte Gainsbourg:

‘Nuk mund ta pres më parajsën, dhe ferri është shumë larg gjithashtu. Diku mes asaj që ke nevojë dhe asaj se çfarë di’. Partitë populiste dhe votuesit e saj nuk duan të ia dinë për pasojat afatgjata të termave të nacionalizmit dhe dështimeve ekonomike të fshehura nën moton e fshehtë të politikanëve populistë. Arsyeja e demokracisë përfaqësuese nuk është në përfaqësimin e saj por në legjitimitetin e saj. Legjitimiteti shërben si faktor pas demokracisë përfaqësuese populiste. Përfaqësimi sidoqoftë nuk do të thotë që subjektet mund të ndihen të përfaqësuar. Në momentin që subjekti subjektifikohet sistemi politik shkon në kolaps, populizmi në një forme më të elaboruar është një ‘vrasës’ i sistemit.

Ajo e sulmon sistemin duke përdorur dhe luajtur me rregullat e vetë lojës politike dhe shndërrohet në një anti sistematik që e nxjerr sistemin jashtë loje. Mirëpo populizmi e legjitimon veten përmes sistemit duke sëmurë legjitimitetin në demokracitë liberale. Dihet problematika e partive në arkitekturën demokratike ku ato synojnë të pranojnë së partitë janë të sëmura nga kurthi i legjitimitetit. Nuk jemi shumë larg diagnozës të Žižek-ut, për demokracinë e sotme si një ‘ritual bosh’, nëse duam një vend të sigurt dhe ekonomikisht të fuqishëm atëherë nuk duhet të humbasim mendjen apo të largohemi nga qëllimi primar që së bashku mund të qëndrojmë dhe mund të jetojmë një jetë më të mirë.

Kjo frazë përpiqet të shpjegojë se si problemet fshihen nën tapet ku nacionalizmi ushqehet me jo qëndrueshmërinë ekonomike duke përdorur sui generis si proces dhe abuzues mbi krahët e populizmit. Euroskepticizmi ushqehet nga nacionalizmi, populizmi dhe politikat kundër imigrimit apo në ëndrrat e komunistëve të prodhojnë qytetarët e zhgënjyer me eurokratët si oportunistë në qeverisjet e vendeve që aspirojnë të hyjnë në EU. Partitë demokratike reflektojnë balancën mes demokracisë së hapur dhe asaj të centralizuar, mes lirisë të lirisë së veprimit të anëtarëve të partisë dhe vëzhgimit të subordinimit.

Nëse kjo balancë leviz nga veprimet e pakufizuara mund të sjellë konflikte dhe të sjellë shtetin në paralizë prandaj pak demokraci mund të stimulojë tendenca autoritare dhe oligarke. Partitë politike si ndërmjetësuese mes qytetarëve dhe shtetit janë në një rrugë si subratum i demokracisë përfaqësuese, niveli i votuesit mund të japë zhgënjim dhe abstenim, sepse laku i aktorëve politik të legjitimuar janë vegzat e populizmit. Partitë populiste, apo lëvizjet partiake mund të zgjidhen duke thirrur veten brenda pushtetit te demokracitë liberale, apo mund të vijnë në pushtet duke u përballur me implementimin e premtimeve elektorale.

Aktorët politike ndjekin programet e tyre politike, udhëheqin vendet e tyre mirëpo ata nuk mund ta implementojnë saktësisht programin e tyre politik të prezantuar gjatë zgjedhjeve duke e arsyetuar ose – ose në të ardhmen. Funksionet politike janë të domosdoshme negative për populistët qëkur lidhja mes liderit dhe votuesve thellohet deri në fundamentalizëm. Populistët shfaqin haptazi neverinë e tyre politike, sepse legjitimiteti i krizës në shoqëritë moderne dhe me ndihmën e lëvizjeve populiste shndërrohet në një koncept të vjetër që duhet të mënjanohet. Në ditët e sotme është në rritje e tendencave të partive politike të pranuara si legjitime. Populizmi ka lindur si reagim i kurthit të legjitimitetit.

Populizmi në njërën dore dhe në dorën tjetër euroskeptizicmi paraqitet si sfida që duhet të përballen dhe të legjitimohen. Arsimi falas, shëndetësia falas dhe shteti duhet ta ofrojë punën tashmë ka përfunduar, bli vendin e punës. Partitë demokratike të post-luftës vazhdimisht janë gërryer nga besimi politik, duke regjistruar nivel të ulët të avancimit në shoqëri me një përfaqësim të denje të krizës. Ajo e sotme e quajtur demokraci po rezulton si një demokraci e rreme që vetëm në sipërfaqe duket si demokraci ku liderët autoritarë apo konglomeratit  nga bota e politikës, krimi i organizuar, bizneset janë të legjitimizuara ne stilin politik pas zgjedhjeve demokratike.

Ndarja e pushteti të Montesquieu është kriter i domosdoshëm në demokraci dhe shumë i rëndësishëm. Sëmundja e demokracisë dhe mosbesimi i publikut, korrupsioni dhe krimi i organizuar, sistemi gjyqësor, liria e masmediave dhe të drejtat e njeriut me trajtimin e kujdesshëm të minoriteteve sillen diku në mes kësaj ndarje të pushteteve. Në shumë autoritete ekzistojnë demokracitë false që enden mes biznesit dhe elitës politike që në raste të caktuara edhe krimi i organizuar gjithashtu është i përfshirë. Kjo është një shenjë e qartë që sistemi politik është i korruptuar, ku plutokracia e kërcënon demokracinë.

Aty ka paraja flet biznesi është i interesuar të determinoje idene e demokracisë në barazi civile. Në shume vende fushatat zgjedhore financohen nga bilionerët që vetëm ata janë të aftë të zënë një vend në Parlament që kjo e ngulfat demokracinë që duhet të garantohet edhe pjesëmarrja të jo elitës në procesin demokratik. Pluralizmi në përgjithësi përfshin respektin e minoriteteve dhe është e rëndësishme për të themeluar një demokraci të shëndoshë ku ka barazi demokratike. Populizmi mund të lexohet si një sinjal paralajmërues ku problemet e transformimit nuk paraqesin një shqetësim të madh, populizmi është një argument demokratik që kërkon të ndryshojë metodën e funksioneve demokratike, është një kërcënim ku nuk kërkon ta zëvendësojë demokracinë, por ta ndryshojë demokracinë.