Partitë jashtë Parlamentit: Komisionerët e zgjedhjeve të mos vijnë më nga partitë (Drafti)

Në tryezën e partive të vogla për Reformën Zgjedhore, ku mori pjesë edhe “Zgjidhja” u vlerësua se komisionarët e zgjedhjeve nuk duhet të vijnë nga partitë.

Sipas draftit të ekspertëve ata do të zgjidhen nga radhët e nëpunësve civile ose jashtë administratës pas trajnimit.

Nga disa përfaqësues partish jashtë Parlamentit u kërkua që të zgjidhen juristët si komisionerë.

Kujtojmë që kreu i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima në takimet e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore ka deklaruar se duhet shembur oligopoli i partive të mëdha mbi zgjedhjet.

Më herët “Zgjidhja” ka propozuar që pjesë e administratës zgjedhore të jenë studentë të magjistraturës, si dhe profesionistë të lirë, noterë, avokatë, punonjës të bankave, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet