Partia “Zgjidhja”: Të ndalohet grabitja e radhës nga UKT!

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

UKT-ja po planifikon t’u vendosë një gjobë tjetër konsumatorëve të ujit në Tiranë. Në një shkresë të 20 shtatorit, ndërmarrja që varet nga bashkia e Tiranës thotë se ka nisur procedurën e verifikimit dhe kolaudimit të aparateve matës të konsumit të ujit, për t’i ndërruar ata me të rinj dhe pagesa për aparatin do t’i vendoset konsumatorit në faturën e ujit.

‘Zgjidhja’ denoncon vjedhjen e radhës nga ndërmarrja e Erjon Veliajt. Pasi la Tiranën pa ujë në muajt e verës dhe nuk mbajti asnjë përgjegjësi, pasi mbushi spitalet me pacientë që u sëmurën nga pisllëku dhe uji i tregtuar nga autobotet, Veliaj po u vendos një gjobë tjetër qytetarëve të kryeqytetit. Aparatet matës të konsumimit të ujit ndërrohen jo se nuk punojnë, por sepse u shiten shtrenjtë konsumatorëve, për të bërë korrupsionin e radhës. Enti Rregullator i Ujit duhet të ndalojë gjobitjen e radhës së Bashkisë së Tiranës si dhe të refuzojë kërkesën e UKT-së për rritje të çmimit të ujit për vitin 2020.

Tarifat e rritura në vitin 2017 treguan se nuk janë për të përmirësuar furnizimin e konsumatorëve familjarë dhe të bizneseve me më shumë ujë, por për të bërë korrupsion, shpenzime luksi dhe punësime militantësh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet