Partia “Zgjidhja”: Rama &Veliaj, larg duart nga Kopshti Botanik

Partia “Zgjidhja”, ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp, në lidhje me vendimin e qeverisë për kalimin e Kopshtit Botanik në pronësi të bashkisë së kryeqytetit.

Partia “Zgjidhja” shprehet se i bashkohet protestës së pedagogëve dhe të qytetarëve të Tiranës për fatin e të vetmes hapësire të blertë të mbetur në zonën e Parkut të Liqenit Artificialn, dhe iu bën thirrje që të qëndrojnë deri në fund, siç po bëjnë artistët dhe qytetarët me Teatrin Kombëtar.

Gjithashtu sipas tyre, Veliaj pasi nuk arriti të bindte pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, me investimet që gjoja do të bënte në park, rrëmbeu pronësinë me ndihmën e Ramës.

“Kopshti Botanik është në pronësi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës që nga viti 1965 dhe përdoret si laborator natyror që i shërben ecurisë së punës së fakultetit dhe degës së biologjisë, si dhe shfrytëzohet nga studentët për mësimdhënie e punë shkencore dhe në të ka bimësi nga trevat shqiptare e në rrezik zhdukjeje” ka thënë partia “Zgjidhja” në deklaratën për shtyp.

Ndërsa ngre dhe shqetësimin se synimi i dyshes Rama & Veliaj është që të mbushin Kopshtin Botanik me ndërtime, siç kanë bërë nga qendra në periferi të kryeqytetit.

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

Rama&Veliaj, larg duart nga Kopshti Botanik!

Gjykata Administrative shtyu për në 20 tetor shqyrtimin e padisë së ngritur nga Universiteti i Tiranës ndaj vendimit të qeverisë për të kaluar Kopshtin Botanik në pronësi të bashkisë së kryeqytetit.

Pedagogë, studentë dhe qytetarë të Tiranës janë prej muajsh në protestë kundër VKM-së së qeverisë të marrë 17 qershor, që ia kalon këtë pasuri publike bashkisë së Tiranës.

Partia ‘Zgjidhja’ bashkohet me protestën e pedagogëve dhe të qytetarëve të Tiranës për fatin e të vetmes hapësirë të blertë të mbetur në zonën e Parkut të Liqenit Artificial dhe u bën thirrje që të qëndrojnë deri në fund, siç po bëjnë artistët dhe qytetarët me Teatrin Kombëtar. Rama&Veliaj duhet t’i mbajnë larg duart nga Kopshti Botanik!

Veliaj, pasi nuk arriti të bindte pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, me investimet që gjoja do të bënte në park, rrëmbeu pronësinë me ndihmën e Ramës.
Shqetësimi është i drejtë dhe i ligjshëm.

Kopshti Botanik është në pronësi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës që nga viti 1965 dhe përdoret si laborator natyror që i shërben ecurisë së punës së fakultetit dhe degës së biologjisë, si dhe shfrytëzohet nga studentët për mësimdhënie e punë shkencore dhe në të ka bimësi nga trevat shqiptare e në rrezik zhdukjeje.

Synimi i dyshes Rama&Veliaj dihet: Kopshti Botanik, për ta është thjesht një tokë e pazënë që duhet mbushur me ndërtime, siç kanë bërë nga qendra në periferi të kryeqytetit, duke e katandisur Tiranën të pabanueshme nga qytetarët, por të lakmuar nga mafia e betonit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet